21 C
Prizren
E premte, 18 Shtator, 2020

10 ditë asnjë takim LVV – LDK, s’reshtin zotimet për koalicion

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë thënë të martën se në ditët në vijim do të ndodhë marrëveshja LVV – LDK për formimin e qeverisë së ardhshme. Mirëpo krerët e këtyre dy subjekteve nuk kanë zhvilluar asnjë takim në 10 ditët e fundit.

Nga LVV-ja kanë thënë se takimi i radhës do të ndodhë posa kreu i Vetëvendosjes të kthehet nga Gjermania, shkruan sot gazeta Zeri.

Nesër do të bëhen 10 ditë prejse LVV – LDK-ja kanë zhvilluar takimin e fundit lidhur me arritjen e marrëveshjes finale për bashkëqeverisje. Pavarësisht faktit se nga këto dy subjekte ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të mbahet takimi i radhës, zyrtarët e LVV – LDK-së kanë përsëritur sërish se marrëveshja mund të finalizohet gjatë kësaj jave.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se në momentin që kreu i partisë, Albin Kurti, të kthehet nga Gjermania do t’i dërgohet ftesa për takim kreut të LDK-së. Ndërkohë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë njoftuar se në takimin e radhës mes kryetarëve të partive përkatëse do të ndodhë pajtueshmëria rreth ndarjes së përgjegjësive brenda institucioneve.

Kërkesa kryesore e LDK-së drejtuar partisë së parë të dalë nga zgjedhjet, gjatë këtyre javëve, ka qenë lidhur me postin e presidentit, gjegjësisht që kjo pozitë t’i përkasë subjektit i cili aktualisht drejtohet nga Isa Mustafa. Në anën tjetër gjatë së martës shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka bërë thirrje për formim të qeverisë së re.

- Advertisement -

Më Shumë

Hoti pret në takim Artur Mrasorin, policin që u plagos në aksionin e Zhurit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Artur Mrasorin, i cili u plagos rëndë në një aksion...

Komuna e Rahovecit arsyeton derdhjen e qumështit në lum (VIDEO)

Qumështarët në komunën e Rahovecit, pavarësisht angazhimit nuk po mund të fitojnë para. Madje dikush prej tyre sasinë e qumshtit që merr nga bagëtitë po...

7 të vdekur dhe 71 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 7 të vdekur në 24 orët e fundit dhe 71 raste të reja me COVID-19. "Gjatë...

I uroi vdekjen e fëmijut, futbollisti gjerman sulmon fansin në tribuna

Në takim e Kupës së Gjermanisë mes Dynamo Dresden dhe Hamburgut ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme, raporton Insporti. Hamburgu u eliminua nga Kupa e...

Ndalohet importi i vajit të palmës në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës dhe importit të djathit dhe produkteve...

“Bomba” e merkatos, Milan akord me Gareth Bale

“Pas zyrtarizimit të Tonalit dhe Brahim Diaz, Milan është gati të plas “bombën” e kësaj merkato. Nga Anglia vjen lajmi se kuqezinjtë kanë një...

Prizren, 4 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra...

Në Prizren hapet “Muzeu Lëvizës-Tirana vjen tek ti”

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë në qytetin historik në Prizren është hapur “Muzeu Lëvizës – Tirana vjen tek...

Hotit i hidhen letra në fytyrë: Momenti kur disa aktiviste ia ndërprejnë konferencën për media

Kryeministri i vendit, Avudllah Hoti ka folur në konferencë për media rreth dialogut me Serbinë, por më pas ndodhi një incident kur disa aktiviste...

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për mashtrim të qytetarëve me anë të “Instagramit”

Mungesa e të pandehurit Alban Kadriu, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit, ka bërë që të mos mbahet seanca...

Sot nis faza e parë e vitit të ri shkollor

Pas një pushimi prej disa muajsh, sot në shkollat e Kosovës do të fillojë faza e parë e vitit të ri shkollor. Bazuar në vendimin...

Tentim vrasje në Prizren

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Prizren. Viktima ka raportuar në polici se derisa ishte duke lëvizur me veture një person ka shtënë me...

Aksident në Rrugën e Kombit, viktima nga Prizreni

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mëngjesin e së dielës, në aksin rrugor Morinë-Milot. Njoftohet se janë përplasur një automjet me një...

Kur emri bëhet art

Shtatë shkronjat e emrit të saj ai i kishte të fshehura në gjoks. I ruante si një thesar antik, me frikën mos t’ia rrëmbente...

“Mezi po pres të takohemi në hotel”, zbulohet tradhtia e Foden

Futbollisti anglez, Fill Foden nuk po gjen qetësi nga skandalet sekuale dhe e sheh sërish veten në telashe. Pas episodit me kombëtaren e Anglisë, ku...

Erdogan kapet me Macronin: Do të kesh edhe më shumë probleme me mua personalisht

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an ka deklaruar se “Ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi...

Lajmet e Fundit

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Policia për 24 orë shqipton 833 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ndërkaq, Policia e Kosovës gjatë 24...

SER: Gareth Bale është i Tottenhamit

Përfundon gjithçka. Gareth Bale do të luajë në Tottenham sezonin tjetër në formë huazimi nga Madridi. Pas një dite të gjatë mes klubit anglez dhe Real...

Dragash: Dënohet me 300 euro i pandehuri pasi që pranojë fajësinë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit Dardan Sinani, i cili akuzohej për veprën penale...

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për mashtrim të qytetarëve me anë të “Instagramit”

Mungesa e të pandehurit Alban Kadriu, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit, ka bërë që të mos mbahet seanca...