4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

186 milionë euro u tërhoqën nga Trusti

Vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Trusti i Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove. Ndërkaq, deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10%-shit.

Këtë e bëri me dije zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi.

“Deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10%-shit”, ka thënë zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës Jeton Demi.

Sipas tij, numri i aplikuesve ka shënuar rënie në dhjetë ditshin e parë të janarit. “Numri i aplikuesve 10-ditshin e parë të janarit është i ulët, krahasuar me javët e para të aplikimit, dhe është rreth 4 mijë kontribuues”, ka thënë tutje Demi per Epoka e Re.

Ndërkaq, sa i përket vlerës se mjeteve që kanë tërhequr kontribuuesit nga 10 % Demi ka deklaruar se kjo shumë kap vlerën e 186 milionë euro. “Deri më tani vlera e mjeteve që kanë përfituar kontribuuesit nga tërheqja e 10%-shit është rreth 186 milionë euro”, ka deklaruar Demi.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarëve të Kosovës i’u mundësua tërheqja e 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale.

Bazuar në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kontributpaguesit që kanë kursime deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 përqindëshit nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë ata brenda pesë vjetëve të ardhshme. Kurse, kontribuuesit që kanë më shumë se 10 mijë euro, s’do të kompensohen.

Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale, rreth 92 për qind e kontributpaguesve kanë mjete nën 10 mijë euro, kurse tetë për qind mbi 10 mijë euro.

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Lajmet e Fundit