21 C
Prizren
E premte, 18 Shtator, 2020

19 raste të reja me koronavirus në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1025.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 267 mostra, prej të cilave 21 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 10 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:

NJËZET E NJË RASTE ME COVID-19 DHE DHJETË TË SHËRUAR!

Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).

Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 22 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.263.085 raste të COVID-19 dhe 337.813 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

- Advertisement -

Më Shumë

Gashi thotë se Qeveria Hoti është e dëmshme sikur Qeveria Kurti

Anëtari i PDK’së, Kujtim Gashi, ka thënë se do ta votojnë mocionin e VV’së, por nuk do ta nënshkruajnë atë. Duke folur në emisionin DPt...

MSH tregon se si duken nga brenda shkollat që respektojnë masat anti-covid

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka sjell imazhe brenda një shkolle një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Gjithashtu, në postimin e tyre...

Mbetet shtatzënë, tenton të vetëvritet një femër në Prizren

Një femër ka tentuar të vetëvritet me medikamente në Prizren. Ajo ka konsumuar sasi të tepruar të barnave, transmeton “PrizrenPress”. Motivi, shtatzënia me të fejuarin. “Është raportuar...

Çmimet e sigurimeve të automjeteve janë ngritur për 19.7 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit për muajin gusht të këtij viti. Sipas ASK-së, inflacioni mujor...

Vedat Muriqi udhëton të dielën në Itali, të hënën testet mjekësore para zyrtarizimit te Lazio

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi është shumë afër zyrtarizimit te klubi italian, Lazio. Para disa ditësh u raportua se Lazio dhe...

Për çka marrin kredi kosovarët?

Do të befasoheni por kosovarët në kredi hyjnë edhe për gjëra luksi, siç është blerja e veturës apo kredi për udhëtim. Sipas një ankete të...

Digjet një objekt në Rahovec

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt në Rahovec. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante...

Prizren, 2 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra...

Milan blen përfundimisht yllin e Kroacisë

Ante Rebic është zyrtarisht një futbollist i Milanit pas huazimit një vjeçar. Sulmuesi kroat iu bashkua Milanit si huazim një vjeçar, teksa në Frankfurt shkoi...

Komuna e Rahovecit përkrahë bujqit që derdhën qumështin në shenjë proteste

Edhe Komuna e Rahovecit ka përkrahur veprimin e fermerëve të cilët derdhen sasi të qumështit në lum në shenjë proteste për shkak të mungesës...

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare

Kuvendi i Kosovës vazhdon edhe sot me seancë plenare. Do të vazhdojë me raportimin e kryeministrit Hoti Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ku pritet...

Kosova humbë 600 milionë euro nga mosmbajtja e dasmave, pritet që nga java tjetër të lejohen ato

Përhapja e pandemisë së Coronavirusit në Kosovë më së rëndi ka ndikuar në sektorin e hotelerisë. Kjo, pasi Qeveria mori vendim për mbylljen e përkohshme...

Hoti sot e pret në zyrë policin që u plagos rëndë në aksionin e Zhurit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të takohet me pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Artur Mrasorin, i cili u plagos rëndë në një...

Prizren, 4 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe 55 raste të reja me Covid 19. Kështu kanë bërë me dije zyrtarë të...

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Prizren:Kërcënohet dhe ofendohet një grua, i dyshuari lirohet

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prizren, dje rreth orës 10:00. Sipas Policisë së Kosovës, ankuesja ka raportuar se i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit

Covid 19/ Britania në gjendje alarmi, urdhëron spitalet të sigurojnë shtretër shtesë

Spitalet në Britani janë njoftuar të sigurojnë shtretër shtesë pasi një valë e dytë nga pandemia e Covid 19 pritet të vijë së shpejti,...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Personi i kërkuar është arrestuar dje në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren...

Lëndohet një punëtor në Prizren

Një punëtor është lënduar në Prizren. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës. “Është raportuar se viktima ka pësuar lëndime të renda trupore...

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Policia për 24 orë shqipton 833 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ndërkaq, Policia e Kosovës gjatë 24...