21 C
Prizren
E premte, 18 Shtator, 2020

2-vjeçari mori infeksion në Spitalin e Prizrenit

Të enjtën e kaluar në orën 22:00, për shkak se djali i saj 2 vjeçar kishte temperaturë të lartë nga gripi sezonal, u drejtua për ndihmë mjekësore tek Spitali Rajonal në Prizren, gjegjësisht në pediatri.

Ai është pranuar në spital po atë natë, ku ka qëndruar deri sot (e mërkurë). Por nëna T.O u përballë edhe me diçka tjetër, djalit të saj iu shfaq një infeksion në dorë, derisa ajo pretendon se kjo ka ardhë si pasojë e flasterit që motrat ia kanë vendos bashkë me kanillë vogëlushit.

Unë sot jam liru nga spitali. Jam duke e dërguar djalin tek dermatolu se dorën e ka keq, s’ka përmirsim. Edhe nuk ish rasti i parë i djalit tim, veçse janë mësu me i tejkalu këto raste se s’po bëjmë za askush.

Nuk më kanë pyet asgjë dhe nuk më kanë rekomandu me dal me ble atë flaster që ma murr në qafë djalin. Kanillën ja kanë qit menjëherë atë natë edhe deri dje nuk ja kanë ndërru, veç kur e ka përfund terapinë”, rrëfen ajo për Indeksonline.

Nëna e dy vjeçarit thotë se pasi motra ia ka larguar kanillën, e ka parë gjendjen e djalit të saj, ku i është skuqur krejtësisht, gjendje e cila e ka tmerruar atë.

Edhe më kanë thënë se nuk është asgjë, dhe se është nga flasteri, që për to ishte e njohur dhe e zakontë. Më kanë rekomanduar të ia bëj me lecka të lagura. E kam bërë të madhe në pediatri se gjendja e djalit tim nuk ka qenë sa për lecka.

Më pas më kanë thënë të ia lyej me acid borik, nuk me kanë përshkru asnjë medikament e as që më kanë marrë parasysh. Kam kërkuar ndihmë nëpër barnatore me videon e djalit duke kërkuar ilaq. Farmacistët në dy-tri barnatore nuk më kanë lejuar të ia pastrojë me acid borik, po më kanë thënë fasha me ilaq dhe kam vazhdu me mjeku vet.

Ka pas rast që kam bisedu me nënat aty edhe disa kishin pas fat që i kanë informu motrat dhe kanë dalë i kanë ble flasterat vet.  Kjo është ajo që më dhemb mua, se lëre më që iu ka dhimt goja me më thanë shko blej flaster, po edhe pasi ka ndodhë as jod nuk ishin në gjendje me më siguru në spital”.

Indeksonline ka drejtuar disa pyetje tek Drejtoria e Shëndetësisë se Prizrenit dhe tek Spitali Rajonal i kësaj komune në lidhje me flasterët që përdoren në institucionet shëndetësore.

Duke mos treguar për llojin e këtyre flasterëve, Shefajet Berisha, zyrtar për komunikim në Spitalin e Prizrenit, ka thënë se të njëjtit kontraktohen nga SHSKUK.

Nëse e keni  fjalën për flastera/leukoplast , ne përdorim atë që e marrim të kontraktuar nga SHSKUK.

Reaksionet alergjike mund të jenë për të gjithë  përbërësit ushqimor, barna dhe materiale tjera. Anamneza është kompetencë e mjekut dhe infermierit dhe ata punën e tyre e bëjnë në bazë të doktrinave mjekësore, etike dhe profesionale”, ka thënë ai.

Derisa i njëjtit është shprehur se në Spitalin e Prizrenit, deri më tani nuk është regjistruar ndonjë rast infeksioni, por mund të ketë patur ndonjë reaksion lokal alergjik si pasojë e flasterëve./Indeksonline

- Advertisement -

Më Shumë

Dialogu dhe vizat, deklarohet Ambasada gjermane në Kosovë

Kryeministri Avdullah Hoti dje ka qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel ku është takuar me përfaqësues të Parlamentit Evropian. Theksi i takimeve në PE nga...

Haskuka: Na ka marrë malli t’i dëgjojmë zërat e nxënësve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor. Ai, kërkon nga ata që t’i respektojnë masat kundër pandemisë. “E di se...

Një muaj paraburgim për një person që rrahu disa vajza në oborrin e gjimnazit ‘Gjon Bozuku’ në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale L.S nga Prizreni, për shkak të...

Kërcënohet një polic në Suharekë

Është kërcënuar një polic në Suharekë I dyshuari është arrestuar. “Pas shqiptimit të tiketës për kundërvajtje në komunikacion, i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur zyrtarin...

Dragash: Mungon i pandehuri, shtyhet seanca për blerjen e telefonit të vjedhur

Mungesa e të pandehurit Ardian Sali, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale “pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me anë...

Prizren, 2 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra...

Një ekip i tretë anglez futet në garë për Rashicën

Milot Rashica vazhdon të zgjojë interesim nga Premierliga.Ylli kosovar i Werder Bremen është ende në qendër të spekulimeve në lidhje me një largim të...

Prizren, 8 aktakuza kundër 8 personave për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për...

Trumpi nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv për uljen e çmimit të ilaçeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të dielën nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv me qëllim të uljes së çmimit të ilaçeve në...

Ministrja Dumoshi me telegram ngushëllimi për vdekjen e Adem Mikullovcit

Gjatë ditës së sotme (e martë) ndërroi jetë i njohuri në kinematografinë shqiptare, Adelim Mikullovci. Për një humbje të tillë ka reaguar edhe ministrja e...

Një i vdekur e 71 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një i vdekur dhe 71 raste pozitive janë konfirmuar sot me COVID-19 nga 608 mostra të marra. Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste...

Trump: Vaksina kundër COVID-19 do të jetë gati për disa javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pretenduar në një intervistë në “Fox & Friends” mund të aprovohet një vaksinë kundër COVID-19 brenda disa javësh. “Unë nuk...

Hotit i hidhen letra në fytyrë: Momenti kur disa aktiviste ia ndërprejnë konferencën për media

Kryeministri i vendit, Avudllah Hoti ka folur në konferencë për media rreth dialogut me Serbinë, por më pas ndodhi një incident kur disa aktiviste...

Prizren, 4 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 561 mostra...

I uroi vdekjen e fëmijut, futbollisti gjerman sulmon fansin në tribuna

Në takim e Kupës së Gjermanisë mes Dynamo Dresden dhe Hamburgut ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme, raporton Insporti. Hamburgu u eliminua nga Kupa e...

Dëgjohet zyrtari i Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër në gjykimin për korrupsion ndaj ish-inspektorit të Hidro-ekonomisë në Prizren

Të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, është mbajtur seanca gjyqësore për rastin ndaj ish-inspektorit të hidro-ekonomisë në Komunën e Prizrenit, Avdulla Gashi, i...

Lajmet e Fundit

Lëndohet një punëtor në Prizren

Një punëtor është lënduar në Prizren. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës. “Është raportuar se viktima ka pësuar lëndime të renda trupore...

Gjysma e qytetarëve do të marrin vetëm 31 euro nga Trusti, nëse miratohet ligji

Agron Demi nga instituti GAP ka bërë të ditur se gjysma e kontributpaguesve pensionalë, mesatarisht mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti. Ai vlerësoi...

Policia për 24 orë shqipton 833 tiketa për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht. Ndërkaq, Policia e Kosovës gjatë 24...

SER: Gareth Bale është i Tottenhamit

Përfundon gjithçka. Gareth Bale do të luajë në Tottenham sezonin tjetër në formë huazimi nga Madridi. Pas një dite të gjatë mes klubit anglez dhe Real...

Dragash: Dënohet me 300 euro i pandehuri pasi që pranojë fajësinë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit Dardan Sinani, i cili akuzohej për veprën penale...