17.2 C
Prizren
E hënë, 26 Tetor, 2020

21 vjet nga themelimi i TMK-së

Sot bëhen 21 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Para dy vitesh FSK është shndërruar në ushtri të Kosovës, kurse Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

- Advertisement -

Më Shumë

Nëna prizrenase pendohet që mbyti foshnjën e saj (Video)

“Kam menduar ta rris, por nuk ka qenë mundësia”. Mirëpo M.B bëri krejt të kundërtën. Ajo i morri jetën foshnjës së saj të porsalindur më 20...

Policia gjobitë edhe ish-ministrin për mos mbajtje të maskës(Foto)

Nga fundi i gushtit ka hyrë në fuqi ligji Anti-Covid dhe me anë të tij tashmë edhe Policia e Kosovës shqipton masa për të...

Guardiona mund të largohet nga City

Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City. Trajneri spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, e cila i skadon në vitin 2021. Kjo ka bërë...

Vdes punonjësi i QKMF-së në Prizren, ishte i infektuar me COVID-19

Ka vdekur Bashkim Qollopeku, punonjës në Qendren e Mjekësisë Familjare në Prizren. I ndjeri ishte i infektuar me COVID-19. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar...

Përplasje në PDK – ish-këshilltari i Veselit, bashkëpartiakëve: Jeni bo për gjynah

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar i Kadri Veselit dhe aktualisht zyrtar i PDK-së, ua ka lënë një koment disa bashkëpartiakëve të tij në një fotografi ku...

Ku u “avulluan” dy milionë eurot e shtetit, çka dihet deri tash

Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit janë zhdukur gjatë këtij muaji. Për këtë rast, deri tash është arrestuar një person, i cili...

Superndeshja ManUTD-Chelsea sot në Premierligë

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen super ndeshje, në ligat më të mira evropiane. Një nga ndeshjet mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo...

Bajrami për 2 milionët e vjedhura: U thyen fjalëkalime, s’u kërkuan nënshkrime për transaksionet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me transaksionin nuk është kërkuar nënshkrimi i saj e as i drejtorit të Thesarit, duke...

Çeku: Kemi mbi 15 mijë dokumente që po i shqyrtojmë rreth privatizimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se intervistimi në Komisionin hetimor të privatizimit nuk është zgjedhje apo dëshirë. Sipas tij, në momentin...

PEN Qendra e Kosovës mban sot mbrëmje letrare për Anton Pashkun

Në kuadër të “Orës së Shkrimtarit” PEN Qendra e Kosovës vazhdon përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës. Përkujtimi i radhës i kushtohet prozatorit Anton...

Kosova pëson rënie në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në renditjen e përgjithshme botërore të FIFA-s, të publikuar të enjten. “Dardanët” aktualisht zënë pozitën e 117-të...

U përurua ndriçimi publik në Drenoc, investim i KFOR-it dhe Komunës së Malishevës

Sot në fshatin Drenoc, përkatësisht në rrugën “Asllan Laci”, është përuruar rregullimi i ndriçimit publik, investim i përbashkët i Komunës së Malishevës dhe KFOR-it,...

“Mbyte shqiptarin – Kosova është pjesë e Serbisë”, Serbët me thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve dhe UÇK-së

Sot në Beograd, ka nisur festivali ”Mirëdita, dobar dan”, por si çdo herë tjetër, pjesëmarrësit nga Kosova, edhe në këtë edicion kanë hasur në...

Thesari kërkon kthimin e 2 milionëve

Thesari i Shtetit sot ka dërguar një letër zyrtare në adresë të kompanisë “LDA Group” që dyshohet se ka marrë jashtëligjshëm mbi dy milionë...

Asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19. Këto të dhëna  janë të bazuara në të dhënat...

Zëvendëskryeministrja flet për lidhjen familjare me Fatmir Limajn: Nuk e kam asgjë

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka folur rreth lidhjes familjare me shefin e Nismës Fatmir Limajn. Anëtarja e ekzekutivit është motra e bashkëshortes së Fatmir Limajt “Nuk e...

Lajmet e Fundit

Vdes ish-kryetari i Gjykatës në Prizren

Ka vdekur ish-kryetari i Gjykatës në Prizren, Engjëll Çeta. Ai, punoi gjyqtar dhe avokat. Çeta ka qenë edhe kryetar i Shoqatës ‘’Nëna Terezë’/QendraPress/

Vdes një i infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë. Vdekjet kanë ndodhur: një rast në...

Prizren, 4 raste të reja me koronavirus

Në komunën e Prizrenit të hënën janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Propozimi i ri, korsi vetëm për gratë në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet gra dhe madje...

Dua po sjell duet me këngëtare, ja kur del

Po vjen me projekt të ri muzikor. Dua Lipa ka zbuluar edhe datën se kur do të lansohet kjo këngë që është duet. Dua me anë...