17.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

24 vjet pa njeriun që solli paqe në mes shqiptarëve

Anton Çetta, shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë, lindi në vitin 1920 në Gjakovë.

Sot, janë bërë plot 24 vite që nga vdekja e tij. Atë e kujton i gjithë populli shqiptar si plakun e urtë që bëri pajtimin e shumë gjaqeve.

Anton Çetta mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane. Për një kohë punoi si asistent në degën e gjuhës shqipe. Nga viti 1960 deri më 1968 ai ligjëroi lëndët: Letërsia e vjetër shqiptare, Histori e letërsisë dhe Gjuhë latine në Universitetin e Prishtinës.

Libri i parë iu botua më 1953 dhe deri në vitin 1987, Çetta botoi 16 libra me përmbledhje folklori nga të gjitha viset shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Nga viti 1968 Anton Çetta ka qenë udhëheqës i Departamentit të Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Në vitin 1990, profesor Çetta është zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Duke qenë se gjatë mbledhjes së folklorit kishte vizituar të gjitha viset shqiptare, ai kishte fituar respektin dhe dashurinë e popullit. “Plaku i urtë”, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90. Në zgjedhjet e para paralele të organizuara më 1992, Anton Çetta zgjidhet deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së.

Anton Çetta vdiq në vitin 1995 në Prishtinë për të mbetur përjetë në mendjen e njeriut shqiptar si plaku i urtë që bëri pajtimin e shumë gjaqeve. / KultPlus.com

- Advertisement -

Më Shumë

Konfiskohet arma që dyshohet se u përdor në plagosjen e një personi në Suharekë

Policia në Suharekë ka konfiskuar armën me të cilën dyshohet se është plagosur një person në fshatin Mushtisht. “Lidhur me rastin është konfiskuar një armë...

Për Madonnën vitet janë thjesht numra, 61-vjeçarja pozon ‘topless’

Ikona e muzikës pop, Madona vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj publike. Së fundmi, 61 vjeçarja ka marrë vëmendje teksa ka pozuar...

“Syri më i kaltër”

Fituesja e çmimit “Nobel” në 1993, Toni Morrison tronditi letërsinë dhe përfaqësimet e shoqërisë amerikane me veprat e saj. Lindur në Ohio, në Amerikën...

Prizren, pesë aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për...

Arrestohen dhjetë persona në Prizren, nuk respektuan orën policore

Dhjetë persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë për shkak të mosrespektimit të orës policore, transmeton PrizrenPress. Njoftimi i plotë i Policisë:   MOSVEPRIM SIPAS...

Humbi betejën me sëmundjen, vdes ish-referi i njohur kosovar

Rushit Selimi, një emër i njohur i botës së sportit në Kosovë, është ndarë nga jeta. Ish-gjyqtari ka ndërruar jetë dhe mesazhet e ngushëllimit...

ShBA-të kërkojnë nga Beogradi drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd tha të martën se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet...

Edhe një herë tjetër, ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor” nuk e pranon fajësinë për përvetësim në detyrë

Ish-inkasanti i “Hidroregjionit Jugor”, Hafir Gallopeni, në seancën e mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri është deklaruar i pafajshëm për veprën...

S’ka pardon në Suharekë, tjetër dënim për mbeturina

Suhareka vazhdon të jetë komuna që s’po i fal qytetarët e papërgjegjshëm. 200 euro është shuma e dënimit që ka marrë një qytetar për...

Tetë persona te vdekur nga COVID- 19 gjatë 24 orëve në Kosovë

IKSHPK ka bërë të ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Ksoovë gjatë 24 orëve të fundit. Në raportin 24 orësh, IKSHPK...

Lutja e Haskukës

  Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është lutur qytetarëve që të kenë kujdes ndaj COVID-19. Sipas tij, fundjava e kaluar ishte më e rënda. Postimi i...

Ennio Morricone në intervistën e fundit: Kam qarë vetëm…

“Kam qarë vetëm dy herë në jetën time, njëherë për “Mission” dhe për Papë Françeskun”. Këto kanë qenë fjalët e kompozitorit të njohur italian...

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Katër persona të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se edhe katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Klinikën Infektive, duke...

Me kuzime lëshohet për qarkullim rruga Prizen-Prevallë

  Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se nga nesër(11.07.2020), nga ora 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në...

Një burrë në Prizren goditet nga automjeti

Në Prizren një burrë ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një automjet, transmeton PrizrenPress. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur në rrugën...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...