30.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

25 mijë familje me asistencë sociale, paratë u dalin vetëm sa për të mbijetuar

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Të gjitha këto skema, buxhetit të Kosovës, vitin e kaluar i kanë kushtuar më shumë se 416 milionë euro, apo 20 për qind të shumës së përgjithshme, thuhet në një hulumtim të Institutit për Studime të Avancuara GAP, të titulluar “Si shpenzon shteti paratë tona?”

Vetëm në skemën e ndihmës sociale, që jepet për familjet që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, sipas raportit gjashtëmujor të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, janë të përfshirë rreth 25 mijë familje. Numri më i madh i familjeve është nga Komuna e Mitrovicës, me 2324 familje apo mbi 9 për qind, nga numri i përgjithshëm.

Sipas ligjit, këto familje, si pjesë e skemave sociale, marrin një pagesë prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Familja pesë anëtarshe Gashi nga Prishtina, është njëra nga familjet e shumta që merr asistencë sociale. Miradija, nënë e tre fëmijëve, thotë se në muaj merr nga 87 euro si asistencë sociale d he që kjo shumë, nënvizon ajo, nuk i mjafton as për t’i përmbushur nevojat elementare të familjes.

“Janë të pamjaftueshme, fillimisht me atë pagesë i paguajë faturat e energjisë dhe mundohem që tjerat t’i kursej për bukë, tjetër nuk mundem me ble. Djali i madh, më kërkon veshmbathje, të vegjlit kërkojnë para kur nisën në shkollë, po nuk më mbesin para”, thotë Miradija.

Asistenca sociale, të cilën e ofrojnë institucionet e Kosovës për familjet në nevojë që nga viti 2003, është treguar e pamjaftueshme për shportën e një familjeje të kësaj kategorie.

Muhamet Gjocaj, ish drejtor i Departamentit të Mirëqenies Sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se shuma e ndarë si asistencë sociale, nuk mund të tejkalojë situatën e sociale.

“Shuma është e pamjaftueshme. Shuma e ndihmës sociale vetëm mund të parandalojë për të mos degradojë më keq. Përndryshe, parashihet me mjete tjera të stimulohet familja, aty ku ka mundësi të punësohet ndonjë anëtar i familjes. Sepse kjo gjendje është vetëm sa për t’i mbajtur gjallë”, tha Gjocaj.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e varfërisë në Kosovë vlerësohet të jetë rreth 23 për qind. Nga kjo shifër mbi 17 për qind llogaritet varfëria e përgjithshme (që njerëzit janë të varfër me atë që konsiderohet të jetë standard i kërkesave minimale), kurse mbi 5 për qind varfëria ekstreme (që tregon se njerëzit janë të varfër, pasi nuk mund t’i përmbushin nevojat themelore në ushqim).

Muhamet Gjocaj, thotë se shuma e ndarë e mjeteve nga buxheti për familjet me asistencë socialeështë më e ulëta, nëse krahasohet me skemat tjera sociale.

“Nuk është buxhet i lartë, më së paku jepet për varfëri në Kosovë, duke pas parasysh se e vetmja skemë është me të cilën matet varfëria. Të gjitha skemat tjera jepen për diçka tjetër ose për moshë ose për kualifikime të invaliditetit ose për pjesëmarrje në luftë dhe të gjitha këto nuk kanë fare për bazë krahasimin me varfërinë. Kjo skemë, në vit, llogaritet të jetë 28-30 milionë euro, kurse mbi 100 milionë euro jepen për skema tjera”, thotë ai.

Nga hulumtimet e bëra nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, ishte theksuar se vlera e asistencës sociale për një muaj nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre.

Shporta mujore e një qytetari në Kosovë llogaritet të jetë 115 euro, konsumi për ekonomitë familjare mbi 7500 euro në vit, shumë kjo që nuk siguron një standard të mirë jetësor për qytetarët. /REl/

- Advertisement -

Më Shumë

Kryeministri Hoti inspektoi punimet në rrugën Zhur-Dragash

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me disa ministra të kabinetit të tij ka inspektuar punimet në rrugën Zhur-Dragash. Kryeministri Hoti theksoi se është e nevojshme...

Rekord i zi: 16 të vdekur brenda ditës nga koronavirusi në Kosovë

16 persona kanë humbur jetën si pasoj e Covid-19 vetëm brenda 24 orëve në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga IKSHPK. Ky është numri...

13 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona. Numri i vdekjeve në total ka shkuar në...

Fillon haxhillëku, shumë më ndryshe se viteve të kaluara

Pelegrinët myslimanë e kanë filluar pelegrinazhin e haxhillëkut në qytetin e Mekës. Ky ritual sivjet dallon shumë në krahasim me vitet e kaluara për...

Punëtoria në Prizren përfshihet nga zjarri

Një punëtori në Prizren është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë, të mërkurën rreth orës 05:30,...

Kthimi i mergimtarit në Atdhe

Shkruan: Avdi Ibrahimi Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh në vitet ’80-ta, ngase pushtuesi jugosllavë-serbë nuk i la derë tjetër, por, Nëna dhe...

Policia ndërpret një aheng familjar në Peqan të Suharekës

Policia e Kosovës ka inicuar procedurë ndaj një personi në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij,...

Vërmicë: Sa kosovarë po shkojnë në Shqipëri? (Video)

Komandanti i stacionit policor të kufirit në Vërmicë, kapiten Arbër Telaku, ka deklaruar se krahasuar me vitin e kaluar, deri në këtë muaj, lëvizja...

Rita Ora poston foto komplet e zhveshur, nëna i bën komentin epik

Vera Ora ‘ia ndalon’ detin Ritës pas këtyre fotove! Vera Ora sërish i ka lënë një koment epik në një postim vajzës së saj, këngëtares...

Presidenti Thaçi falë shtatë të burgosur, asnjëri prej tyre nuk është nga Prizreni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka falur nga gjashtë muaj deri në tri vjet burg shtatë të burgosurve në Qendrat Korrektuese të vendit. Me...

Për këtë Kurban Bajram do të ndalohet therja e kafshëve në shtëpi

Qeveria e Kosovës sot pritet të marrë masa të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 Gazeta Sinjali mëson se ndër të...

Enca dhe Don Xhoni lansojnë këngën e re “Break Down”

Artistët e njohur Enca dhe Don Xhon, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri. “Break Down” titutllohet kënga e tyre e re, e cila...

Kryeministri Hoti doli pozitiv me Covid-19, sot bëri disa vizita në Dragash

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë pozitiv me virusin Covid-19. I njëjti tregoi se nuk kishte simptoma, përpos një kollë të lehtë. Sot, Hoti...

E diela falas, në muze apo park arkeologjik

Pandemia ka sjellë kushte të reja, si për sjelljen ashtu edhe për argëtimin e më gjerë. Gjithmonë me interes për vizitorët, muzetë dhe vendbanimet...

Haxhillëku, asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me...

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Llogaritë e Telekomit të Kosovës janë zhbllokuar. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi. Ai përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit

Vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 18 persona...

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shtatë vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka...

18 raste me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK...

Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, 5 mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutit...

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...