14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

29-vjecarja Ocasio-Cortez, kongresistja më e re

Krejt i kishin kthyer sytë kah Alexandria Ocasio-Cortes në qershor kur ajo kishte fituar zgjedhjet paraprake partiake në distriktin e katërmbëdhjetë zgjedhor njujorkez për Kongres, duke mposhtur kongresistin Joe Crowley.

Tani, Ocasio-Cortez ka fituar garën për Dhomën e Përfaqësuesve, duke u bërë kongresistja më e re në historinë politike amerikane. Ajo është vetëm 29 vjeçare, transmeton “Koha Ditore”.

Ajo ka garuar kundër të nominuarin republikan, Anthony Pappas. Është hera e parë që i është përvjelë garës zgjedhore. Madje fushatën e kishte nisur gjatë kohës kur ende po punonte si kameriere.

Më Shumë

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël,...

Lajmet e Fundit