6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ngritet memoriali i komandant “Drinit” në Prizren

Komandant “Drini” sot u nderua nga i gjithë qyteti i tij, Prizreni.

Veprën e Ekrem Rexhës qytetarët do të mund ta nderojnë edhe para memorialit që u përurua këtë të premte në Prizren, njofton Klan Kosova.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë shtetërorë, komunalë dhe shumë qytetarë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se komandanti ka bërë shumë për qytetin e tij dhe çlirimin e vendit.

“Sot Prizreni po i jep mirënjohjen e merituar. Ai ishte simbol i luftës së UCK-së. Ai është frymëzim për gjeneratat e reja para dhe pas luftës”.

Djali i Ekrem Rexhës, që mban nofkën e luftës Drini, tha se për nderimet që iu bënë babait të tij ndjehet tejet i lumtur.

Ky projekt komunës i kushtoi afër 140 mijë euro.

Komandanti i UÇK-së, i shpëtoi luftës, por u vra në vitin 2001 para shtëpisë së tij.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit