11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

32 të prekur nga Covid 19 në Malishevë, qytetarët po rrezikohen nga tollovia në markete pas orës 16:00

Mbrëmë janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus në Malishevë, duke bërë që numri i rasteve në këtë komunë të shkojë në 32. Sipas kryetarit të komunës, Ragip Begajt, të gjithë të infektuarit që mbrëmë rezultuan pozitiv, janë anëtarë të një familje, raporton Express.

Në një prononcim për Gazetën Express, Begaj ka folur edhe për gjendjen në këtë komunë. Thotë se pas orës 16:00, po ka tollovi nëpër marketed he se kjo mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta zbatojnë urdhëresën e qeverisë dhe të mos dalin jashtë përveç nëse kanë urgjenca.

“Gjendja është e qetë. S’kam informata nëse sot kanë dërguar ndonjë mostër. Vetëm ato shtatë raste që u konfirmuan mbrëmë. Të gjitha janë prej një familje, pra dy vëllezër. Për ushqim, jemi tu pas donacione, s’po kemi probleme. Por, pas orës 16:00, po ka tollovi. Nëpër markete shumë njerëz, e kështu mund ta rrezikojnë shëndetin. Apeloj te qytetarët që të rrijnë brenda dhe të mos dalin jashtë përveç nëse kanë ndonjë urgjencë ose për furnizim me ushqim”, ka thënë Begaj për Express.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus në Malishevë.

Sipas IKPSHK’së, të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Me këto shifra numri i të prekurve në Kosovë kap shifrën 86.

“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim”, njoftoi IKSHP’ja.

Më Shumë

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit