10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

62 vjeçari nga Malisheva që ndërroi jetë nga COVID-19, u trajtua në Spitalin e Prizrenit

Pak më parë është konfirmuar lajmi për vdekjen edhe të një qytetari nga komuna e Malishevës si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për një 62 vjeçar, i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, në Klinikën e Pulomologjisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për IndeksOnline, nënkryetari i kësaj komune Agim Berisha.

Ai ka thënë se e tëra që mund të thonë tani është se i ndjeri ishte i infektuar me Covid dhe po trajtohej nga institucionet shëndetësore në vend.

Se a ishte në pushime në Shqipëri, Berisha nuk dha një përgjigje të prerë.

“Po ka qenë duke u trajtuar, ndërsa sot fatkeqësisht ka humbur këtë betejë. Ne si Shtabë Emergjent nuk kemi ndonjë informacion zyrtar se a ishte apo jo për pushime në Shqipëri”, tha Berisha për IndeksOnline.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Më Shumë

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Lajmet e Fundit