6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

A do të ketë borë këtë javë? Tregojnë meteorologët

Gjatë javës në vijim pritet që të mbajë mot stabil, i butë dhe kryesisht me diell dhe nuk priten reshje bore.

Ditëve në vijim, nën kushtet e një moti më stabil dhe pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme, kryesisht në mbrëmje dhe mëngjes.

Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, e maksimalet nga 10C deri në 12C. Në zonat ku mjegulla mbetet edhe gjatë ditës, temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta.

Ky është parashikimi për pesë ditët e para të javës së ardhshme nga Prishtina Weather:

16.12 – Në mëngjes në vise të ulëta mjegull. Ditën butë, kryesisht me diell.

17.12 – Në vise të ulëta mjegull orëve të mëngjesit. Ditën butë, kryesisht me diell. Në ultësira mjegulla mund të mbete edhe gjatë ditës.

18.12-19.12 – Të mërkurën në mëngjes, në ultësira mjegull. Vende-vende mjegull mbetet edhe ditën. Në pjesët tjera butë, kryesisht me diell. Ditën e enjte, në mëngjes, përgjatë ultësirave mjegull. Ditën butë, kryesisht me vransira.

20.12 – Herët në mëngjes vranët, mundësi për riga lokale shiu. Ditën butë, pjesërisht vranët.

Erë e lehtë jugore 1-3m/s. Shtypja atmosferike është rritur mbi vlera normale, e pritet të mbetet mbi këto vlera gjatë këtyre pesë ditëve.

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Lajmet e Fundit