23.6 C
Prizren
E enjte, 24 Shtator, 2020

Adem Mikullovci: Jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje

“Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kam kaluar, e shoh një rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas të vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje.”

Një ndër fytyrat më të shquara të kinematografisë shqiptare, Adem Mikullovci në mesnatën e djeshme ndërroj jetë, për të lënë të gjallë veprën e tij të madhe dhe kujtimin e përhershëm. Gjatë kohës sa ishte gjallë, ai kishte detajuar jetën e tij në një intervistë për Oral History Kosovo, përcjell KultPlus.

Aktori me prejardhje nga Vushtrria, më vonë shpërngulet në Mitrovicë, sepse babai i tij kishte llogaritur që aty fëmijët kanë më shumë mundësi të marrin ndonjë zanat. Por, sipas Ademit planet e babait nuk u realizuan për shkak se secili nga ta u shkollua.

“Kam lindë në të njëjtën dhomë ku ka lindë babagjyshi im, në atë dhomë ka lindë baba im, në atë dhomë kam lindë dhe unë. Po s’arrita me lindë djalin në atë dhomë, lindi knej, në Prishtinë”, shprehej Mikullovci, përcjell KultPlus.

Ademi vazhdoj shkollën e mesme në Mitrovicë. Ai kishte rrëfyer se si nuk kishte parë deri në përfundim të shkollës së mesme asnjë shfaqje, pa ditur se do të bëhej një artist i madh. Një natë, grumbulli i njerëzve para shtëpisë së kulturës në Mitrovicë ia kishte tërhequr vëmendjen dhe kishte hyrë për të parë shfaqjen “Vraga” të shkrimtarit boshnjak, Josef Pleshiq.

“Salla plotë, jam ulë në skaj, në një qosh edhe ishte shfaqja e parë që shikoja. Dhe më ka prekë aq shumë, gjatë gjithë kohës kam qajtë si nji qen i vogël, si nji këlysh”, rrëfente me plotë mallëngjim kontributdhënësi i Teatrit. Tutje ai thekson se kishte vazhduar së shikuari shfaqjet e tjera, ku përmend shfaqjen “Shpirtat”, në të cilën Leze Qena kishte rolin kryesor. Ai e kishte besuar aq shumë atë që kishte parë në skenë, saqë mendonte se ngjarjet dhe rolet janë reale, dhe vazhdojnë edhe në jetën e përditshme.

“Dhe ishte befasi për mua kur i pashë Muharremin e Istrefin duke biseduar normal. Abdurrahmani duke biseduar normal me ta, Xhevati ashtu. Dhe s’mundesha me kapë atë sens, çka është shfaqje, çka është jeta private. Ajo më mahniti më së shumti. Do të thotë, krejt çka paskam pa në shfaqje paska qenë artificiale. Këta qenkan shokë, këta s’po u urrejkan mes veti, s’po u rrahkan mes veti”, rrëfente Mikullovci.

Kishte ardhur koha kur ai duhet të vendoste për fushën e studimeve. Familjarët propozonin drejtime të ndryshme, ndërkaq ai do të bëhej aktor, krejt ndryshe nga pritshmëritë e tyre.

“Im at thoshte, “Avokat, avokat le të bëhet thiu se i bluan goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë do ta bëj kahre”. Ndërsa nana ime e ndjerë thoshte, “Doktor, doktor. Është hall ligë e ndoshta ia gjenë ilaçin vetit”. Bile, bile, e kom këta të sigurt, pastruesi, lustruesi i këpucëve që ishte në mahallën tonë edhe ai u përzi në këtë muhabet çka me studiu unë”, tregonte studiuesi i teatrit dhe filmit.

Ai kishte dorëzuar dokumentet e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe pasi që s’e kishte kaluar provimin, i kishte dorëzuar ato në Akademinë për teatër dhe film. Ndërkaq, përgjatë kësaj kohe e kishte ndihmuar ai që më vonë do të bëhej kolegu i tij, Bekim Fehmiu.

“Vjen me lypë e më gjenë mu. Dolëm me një kafe, më qiti në sitë e në shoshë, “Pse po du mu bo aktor…” I thashë, “Nuk e di”. Tha Bekimi, “Shumë mirë, se edhe unë nuk e di pse jam bërë aktor”, rrëfente Mikullovci për bisedën me Bekim Fehmiun.

Kur i kishte treguar Fehmiut se me çfarë pjesësh skenike po përgatitej, ai i kishte thënë se s’do të pranohej me to. Ademi në provimin pranues kishte interpretuar “Të rrosh ose të mos rrosh” të Hamletit, fjalët e Mark Antonit . Mirëpo kërkesa e tij kishte qenë që edhe të performonte diçka nga gjuha shqipe.

“Thashë, “A bon t’i them disa vargje, një poezi në gjuhën shqipe”. Thanë, “Hajde të dëgjojmë”. Ishin 15-16 profesorë, e unë në skenë. Shkova ngadalë, u afrova, u ula në gjunjë, edhe u mundova sa më butë, bash vargjet e Luigj Gurakuqin dhe ju recitova, “Nënë moj, mbajë zi për vëllanë”. Po e recitova asi soji sikur se kom ardhë me lajmëru nanën që ia kanë vra djalin”, tregonte plotë mallëngjim për kohën sa pretendonte të bëhej student i Akademisë për teatër dhe film.

Një nga profesorët, sipas Mikullovcit, kishte bërtitur duke thënë se “Nuk e di çka na the, se nuk e dimë gjuhën shqipe, por ti u pranove!” dhe kjo ishte bërë hapi i parë i Ademit në këtë rrugëtim.

Në skenën televizive ishte shumë i njohur për të qeshurat që ia fali publikut, duke e bërë në lot edhe fëmiun edhe plakun. Mirëpo, pretendenti për të luajtur vetëm drama, në vetvete kishte një rrëfim më ndryshe për komedinë: “Komedinë s’e kom dashtë hiç dhe sot e kësaj dite nuk e dua komedinë. Po kush më shtyri në ujërat e komedisë e mbeta në to”. Por, dashuria e madhe për dramën nuk i mbeti pa realizim: “Kështu që tek kur fillova të bëjë vet drama televizive, të realizoj seriale televizive, atëherë ju ktheva prapë dramës, dashnisë time të përjetshme, drama është ajo që është”, rrëfente dramaturgu Mikullovci.

Ndërkaq në identitetin e tij si komedian e dramaturg patjetër që kishte ndikim familja e tij. “Mund të them se sensin tim për humor e kam trashëguar prej babës. Ndërsa sensin tim për dramë e kam pasë më tepër prej nanës. Nana na ka rritë duke na treguar tregime të dhimbshme, tregime dramatike, legjenda të ndryshme. Dhe më ka mbetë ai dell, ai përjetimi emocional për ngjarjet e dhimbshme, ngjarjet e rënda. Dhe aty më ka shkuar më tepër drama”, tregonte aktori i madh shqiptar.

Pavarësisht të arriturave të tij, nuk mund të themi se kishte përkrahjen e familjes edhe shumë si aktor. Ai kujtonte bisedën me babain e tij: “Kur i tregova që do të bëhem aktor, tha, “Ani djali jem, veç unë kam pas qejf që nesër me marrë ti gruan për dore e me shku në teatër me pa shfaqje. E tash tjerët i marrin gratë për dore e vijnë me të pa ty kah lunë shfaqje”. Dhe këta kurrë s’e kom harru. S’kom lujtë shfaqje pa m’u kujtu fjalët e babës tim”. Një jetë e dhënë pas teatrit, filmit, artit e kulturës asnjëherë s’është e lehtë. Mirëpo, ajo që ka mbetur pas nga ai janë veprat e tij. “Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kom kalu, e shoh nji rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas t’vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është ma tepër shuplaka se sa puthje”, shprehej Mikullovci.

Mikullovci do të jetë me ne me veprat e tij përherë. Atij do t’i rrojnë emocionet që na fal në dramat e tij, ngrohtësia që marrim sa herë që do të shohim rolet e tij dhe të qeshurat përplot gaz e mallëngjim nga komeditë e tij. / KultPlus.com

- Advertisement -

Më Shumë

Dragash: Dënohet me 300 euro i pandehuri pasi që pranojë fajësinë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit Dardan Sinani, i cili akuzohej për veprën penale...

Avokati i të akuzuarit për vrasjen e bashkëshortes në Prizren përsëri propozon që klientit të tij t’i bëhet ekzaminim psikiatrik

Mbrojtësi i të akuzuarit për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Bajram Velija, avokati Orhan Rekathati ka propozuar që klientit të tij t’i...

Abdixhiku reagon kundër emërimit të Zafir Berishës

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike. Duke shpërndarë njoftimin se i është thyer...

63 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë, 4 në Prizren

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 63 raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Numri total...

Vetura e Bekim Fehmiut në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Ishte veturë e veçantë për kohën. Po ashtu, ishte blerë edhe nga një njeri i veçantë për një rast të veçantë. Por Pezho-ja që aktori i...

Paralajmëron Ministrja e Financave, thotë se mund të ketë ulje të pagave në sektorin publik

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se mund të ketë ulje të pagave në sektorin publik nëse do të ketë krizë të thellë...

Apeli ia vërteton dënimin për korrupsion ish-kryetarit të Prizrenit

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin për korrupsion, ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja. Muja bashkë me tre zyrtarë tjerë të Komunës së...

Përsëri ka dështuar të nis rigjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të mërkurën, për të dytën herë, ka dështuar të nis rigjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit,...

“Schumacher është zgjuar, merr frymë, por jo…”/ Neurologu gjerman zbulon çfarë po ndodh me ish-kampionin

Në një dokumentar për Michael Schumacher, të realizuar nga “TMC France, neurologu gjerman Erich Riederer ka folur për gjendjen shëndetësore të ish-kampionit të botës...

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do...

Masat që pritet të lehtësohen

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike me COVID0-19. Në takimin e kryesuar...

Zafir Berisha, koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në bazë të kompetencave të tij ka emëruar zëvendësministrat e Punëve të Brendshme për strategjitë e caktuara. Një...

Për herë të parë në Kosovë, Komuna e Prizrenit ofron Shërbimin Geriatrik

Komuna e Prizrenit, sot për herë të parë në Kosovë, ka futur në funksion shërbimin geriatrik, për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë...

Orari i xhiros së dytë: Kryendeshja në Suharekë

Java e dytë e kampionatit elitar në futbollin kosovar do të vazhdojë gjatë kësaj mesjave. Krye-ndeshja do të zhvillohet në Suharekë, aty ku Ballkani do...

Lëndohet një punëtor në Prizren

Një punëtor është lënduar në Prizren. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës. “Është raportuar se viktima ka pësuar lëndime të renda trupore...

Digjen dy shtëpi në Carrallukë të Malishevës

Dy shtëpi janë përfshirë nga zjarri, i cili dyshohet se është shkaktuar nga rrjeti elektrik në Carrallukë të Malishevës, raporton PrizrenPress. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Lajmet e Fundit

Ibra del pozitiv në testin për COVID-19

Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Klubi i njohur italian ka njoftuar të enjten se suedezi 38-vjeçar do të...

Prizren: Babai shpërthen në lot në seancën kur vrasësit të djalit të tij i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir...

Muharrem Qena, artisti shumëdimensional që ia kushtoi një jetë artit

Shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar, Muharrem Qena, lindi në 25 Qershor të vitit 1934 në Mitrovicë. Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si...

Paralajmërohet ndryshim i çmimit për regjistrim të automjeteve

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve (TPL), do...

Ish-rreshteri policor dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen në Suharekë

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, është shpallur fajtor nga Gjykata në Prizren për vrasjen e të riut Jetmir Aliaj në Suharekë. Ai u...