3.9 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Afro 350 mijë qytetarë të Kosovës kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit gusht

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka thënë se Shqipëria ia ka dalë ta përmbyllë me sukses një sezon të vështirë për shkak të pandemisë. Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Vlorë, ai ka thënë se vetëm në gusht erdhën mbi 600 mijë vizitorë të huaj. Nga ky numër, 58.2 për qind (349.227) janë turistë nga Kosova, të cilët kanë hyrë nga pikëkalimi kufitar Morinë-Vermicë.

Ministri i Turizmit, Klosi, ka kërkuar forcimin e marrëdhënies me bashkëkombasit qytetarë të Kosovës, të cilët, sipas tij, bregdetin shqiptar e kanë si të tyrin.

“Sot, më datë 28 shtator, kemi 65 për qind vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë krahasuar me 2019-n. Në gusht, Shqipëria u vizitua nga mbi 600 mijë vizitorë të huaj, që shënon 40-45 për qind krahasuar me 2019, si asnjë vend tjetër. Ia dolëm ta kapim një treg të ri, i cili tashmë duhet parë me shumë rigorozitet për vitin 2021”, ka deklaroi ministri Klosi.

Gjatë diskutimeve të tij me operatorët turistikë u ngritën edhe shqetësime dhe një prej tyre ishte problemi i hapësirave të pakta akomoduese dhe mungesa e komunikimit me partnerët ballkanikë.

“Mendoj se 2020-a dëshmoi problematikën e madhe që ne kemi me kapacitetet tona, dëshmoi që në muajin gusht në zonën e plazhit vetëm me turizmin e brendshëm dhe me turizmin patriotik ishim në hotelet e një cilësie. Pra, dëshmoi se nuk kemi kapacitete. 2020-a dëshmoi se kemi pasur mungesa të theksuara në komunikim me partnerët tanë të rajonit. Maqedoninë e Veriut, Bosnjën, Serbinë, Bullgarinë dhe vendet e Evropës Lindore që janë targeti ynë kryesor dhe natyrisht forcimi i marrëdhënies me bashkëkombasit tanë, qytetarët e Kosovës, të cilët e kanë tashmë bregdetin e Shqipërisë si bregdetin e tyre”, ka theksuar Klosi.

Por, viti 2021 vjen me sfida së pari për ta rregulluar tregun e operatorëve. Sipas Blendi Klosit, eksponentët pa eksperiencë dhe pa shërbim të kualifikuar do të rishikohen vitin e ardhshëm për të pasur një vit të suksesshëm turistik.

Megjithatë, ekspertët e turizmit thonë se Shqipëria nuk ka shifra të sakta në turizëm. Ata i konsiderojnë lojë shifrash deklaratat që vijnë për milionat e turistëve të ardhur në Shqipëri.

“Qeveria përdor termin “vizitorë”, jo “turistë”. Organizata Botërore e Turizmit njeh për turistë ata udhëtarë që rrinë më shumë se 24 orë. Kjo është loja e shifrave që vazhdon të bëhet. Ne nuk kemi një bilanc të saktë të shifrave, por thjesht kemi njerëz që qarkullojnë”, thotë kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, duke shtuar se në kufi nuk ka pyetësor të qartë për arsyen se pse dikush po hyn në territorin shqiptar dhe se nuk pyeten të gjithë dhe kësisoj shifrat nuk janë reale.

Policia e Shtetit në Shqipëri, kompetente për hyrjet dhe daljet në territorin shqiptar, thotë se të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj pyeten në pikat e kalimit kufitar në Shqipëri për destinacionin final apo qëllimin e udhëtimit.

“Të gjithë personat në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë janë subjekt i verifikimit kufitar minimal dhe tërësor, ku përfshihet edhe verifikimi i destinacionit final dhe qëllimi i udhëtimit. Përjashtim nga rregullat e përgjithshme të verifikimit kufitar të cituar më sipër kanë vetëm kategori të veçanta të personave dhe mjeteve”, theksojnë burime të policisë së Shtetit në Shqipëri.

- Advertisement -

Më Shumë

Një bankë e re futet në tregun e Kosovës

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQ) ka marrë vendim përfundimtar për licencimin e “Banka Credins Kosovë”, si subjekti më i ri në...

Përkujtohen 15 maturantët nga Malisheva që humbën jetën 16 vjet më parë

Sot, 16 vite më parë, kanë humbur jetën 15 maturant të gjimnazit “Abdyl Frashëri” (tani “Hamdi Berisha”), në një aksident tragjik që ndodhi në...

Kosovari vdes në vendin e punës në Zvicër

Avdyl Avdylaj nga fshati Zabërgjë i Klinës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka vdekur vëllai i tij  Vesel Avdylaj. Siç shkruan vetë Avdyli,...

COVID-19 në Malishevë: 2 të shëruar dhe 2 raste të reja

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy...

Veseli viziton bizneset e prekura nga pandemia në Malishevë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot bizneset e prekura nga pandemia në Malishevë. Në takimin e tij që kishte me...

MASH zhvillon modul të ri për regjistrim të rasteve me koronavirus në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me përkrahjen e UNICEF-it, ka zhvilluar një modul të ri për regjistrim të rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara...

Shkencëtarët gjermanë janë të bindur: Kjo bimë mund të shërojë të sëmurët nga coronavirusi?

Kjo bimë ka cilësi të pabesueshme shëruese, ka treguar një hulumtim Bota është në garë për zbulimin e vaksinës kundër coronavirusit, ndërkaq tani shkencëtarë nga...

Haskuka thotë se Komuna që dy vjet është në pritje të një vendimi të Qeverisë

Kryetari i  Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkruar se që nga vitit 2018 Komuna  është në pritje që 40 hekratë nga AKP-ja të kalojnë në...

Keqpërdori detyrën zyrtare, një punëtor i postës përjashtohet nga puna

Një punëtor i Postës së Kosovës është përjashtuar sot nga puna, kanë bërë të ditur nga ky institucion përmes një njoftimi për media. Nga posta...

Boksieri i ri që po shokon rivalët – 15 fitore në raund të parë në 15 meçe

Kur bëhet fjalë për rekorde të boksit, vështirë se dikush mund të arrijë rezultatet dominuese sikur Edgar Berlanga. 23-vjeçari nga Puerto Rico të shtunën ka...

Duda Balje-Lajçakut: Ne e duam atdheun tonë Kosovën, s’vjen në shprehje të ndryshohet Kushtetuta

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka quajtur të papranueshme kërkesën e emisarit sllovak, Mirosllav Lajcak, që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për...

Zyrtarët e Trustit tregojnë se kur mund ta tërheqin qytetarët 10 për qindëshin

Zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka treguar detaje mbi ndarjen e 10-përqindëshit nga Trusti në rast se kalon në lexim të...

Liverpool merr lajmin e rëndë, Virgil van Dijk mbyll sezonin

Everton dhe Liverpool  u ndan në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 5-të në Premier League....

Sot ndahet patentë-shoferi i parë ndërkombëtar në Kosovë

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën...

Testamenti: letra e lamtumirës nga Che Guevara, fëmijëve të tij…

Nga Che Guevara Të dashur Hildita, Aleidita, Camilo, Celia dhe Ernesto Nëse e lexoni këtë letër një ditë, do të thotë se nuk jam më gjallë....

Fjolla Morina i thotë ‘Po’ propozimit për martesë

Fjolla pranoi një propozim të ëmbël gjatë arrestit shtëpiak, shkruan Gazeta Sinjali. Fjolla Morina javët e fundit ka qenë shumë e komentuar në shtypin rozë. Artistja,...

Lajmet e Fundit

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Burdushi ia kërkon shtetit 10 milionë euro dëmshpërblim

Hysri Peqani, ka dorëzuar një kërkesë në KGJK, dhe ka paditur një person për dëshmi të rrejshme. Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat. E këtë...

Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin...

“Ismaili nuk po shkruan më”, thotë Helena Kadare

Shkrimtarja Helena Kadare rrëfen hollësi rreth librave dedikuar femrës shqiptare. Helena flet për marrëdhënien e bukur dhe të vështirë jetuar me Kadarenë. “Ismaili, aktualisht, nuk...