22 C
Prizren
E hënë, 6 Korrik, 2020

Agjenti i Salah mohon spekulimet lidhur me një largim nga Liverpooli

Pasi u raportua se Mohamed Salah e ka kërkuar largimin nga Liverpooli, pas një zënke me trajnerin Jurgen Klopp, agjenti i egjiptianit, Ramy Abbas Issa, i ka mohuar këto spekulime, duke i quajtur gënjeshtra.

E përditshmja spanjolle, AS, pretendoi se 26-vjeçari Mohamed Salah ua ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit largimin nga klubi këtë verë, pasi që raportohej se e kishte pasur një zënkë me trajnerin e tij, Jurgen Klopp.

Real Madridi kishte shprehur edhe më herët interesim për Salah dhe ata thuhet se janë duke e mbikëqyrur situatën e egjiptianit në Liverpool, pasi që mund të bëjnë ofertë për transferimin e tij gjatë verës.

Megjithatë, agjenti i Salah e sqaroi menjëherë këtë situatë, duke sugjeruar se AS e ka trilluar këtë raport.

“Po flasin nga “AS” përsëri, siç po e shoh”, shkroi Ramy Abbas Issa në Twitter, duke e lidhur emrin e mediumit me fjalën angleze “ass”.

Nëse Salah futet në treg këtë verë, shumë nga klubet më të mëdha evropiane do ta shprehnin interesimin për të, që është njëri ndër lojtarët më të vlerësuar për momentin.

Ai i ka shënuar 22 gola në 45 ndeshje të këtij sezoni, mirëpo nuk e ka arritur nivelin që e tregoi sezonin e kaluar, kur i shënoi 44 gola në 52 ndeshje dhe përfundoi në vendin e dytë në garën për Këpucën e Artë të Evropës, pas Lionel Messit.

Kontrata e Salah me Liverpoolin është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. Ai iu bashkua klubit anglez më 1 korrik të vitit 2017, ndërsa e rinovoi këtë kontratë vetëm 1 vit e një ditë më vonë, më 2 korrik të vitit 2018.

Çmimi i tij, sipas transfermarkt, besohet se është 135 milionë funte, mirëpo Liverpooli pritet të pranojë vetëm oferta më të larta për egjiptianin.

- Advertisement -

Më Shumë

Malisheva ndalon hyrjet në objektin e QKMF-së pa maska mbrojtëse

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka bërë me dije se pacientët të cilët vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

Elita materiale me varfëri shpirtërore

Në një të kaluar të largët të parët tanë na thoshin se duhet shumë punë që njeriu atë që e ka materiale ta ndjejë...

Nis fushata e korrje-shirjeve në Suharekë

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në komunën e Suharekës, ndërsa rendimentet e para të grurit sipas informacioneve nga terreni janë të kënaqshme. Drejtori i Bujqësisë...

Lejohen pishinat dhe dasmat deri në 50 persona

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nga sot lejohet hapja e të gjitha pishinave në vend. Por ai ka theksuar se...

Rifillon gjykimi për korrupsion, deklarohen të pafajshëm kryeshefi i INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit

Kryeshefi ekzekutiv i INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj,...

Madhështia e fjalëve të fundit të Skënderbeut

Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir...

Mamushë: Babai mbyt aksidentalisht fëmijën me traktor

Një fëmijë 10-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja tragjike ka ndodhur në komunën e Mamushës. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi...

Tetë kolegje nuk akreditohen, tri prej tyre do të mbyllen

etë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces për akreditim institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë...

Nisin përgatitjet për Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se më 1 korrik kanë nisur përgatitjet për Festivalin e...

“Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është e qëllimshme dhe me motive”

Ministra, avokat, analistë dhe njohës të çështjeve të drejtësisë vendore e ndërkombëtare po thonë se aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim...

Pavarësisht pandemisë COVID-19, diaspora gjatë majit solli në Kosovë mbi 100 milionë euro

Pavarësisht pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës...

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Zyrtare: Ylli i Kosovës bëhet me skuadër të re

Shkëlqim Demhasaj nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Grasshopper.Sulmuesi i Kosovës, pas tri sezonesh largohet nga Luzern, për t’iu bashkuar Grasshopper. Lajmi...

Një grup i muzikës popullore gjatë viteve ’30 në Rahovec (FOTO)

Muzika në hapësirat ku flitet shqip i ka rrënjët e thella. Shqiptarët që moti janë dhënë pas tingujve të bukur dhe ndijesive të këndshme...

Këto janë rastet e vetme kur mund të dilni nga shtëpia në Prizren, pas orës 21:00

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që nga mbrëmë, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave...

Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Shkruan: Avdi Ibrahimi Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të...

Lajmet e Fundit

Camaj dhe Koliqi agjentë të shumëfishtë?! Apo Tare një konspiracionist manipulator?

Ermal Mulosmani Në blogun letrar “Peizazhe të fjalës” sot u publikua një material mjaft voluminoz me dokumenta arkivore dhe plot arsyetime nëntekstuale që përpiqeshin të implikonin...

Çfarë po ndodh me shqiptarët?

Shkruan: Avdi Ibrahimi Çuditërisht vështir të gjejmë qetësinë, sa nga armiku i jashtëm Serbia, e sa nga armiku brendshmëm i llojit tonë neotitist, e të...

Rifillon gjykimi për korrupsion, deklarohen të pafajshëm kryeshefi i INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit

Kryeshefi ekzekutiv i INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorë të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj,...

Vdes një 83 vjeçare prej koronavirusit, viktima e tretë sot në Kosovë

Një 83 vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës ka ndërruar jetë sot pasi është prekur nga virusi Covid-19. Kjo është vdekja e tretë e...

Paralajmërimi i ‘zjarrtë’ i Taynës për këngën e re

Ndonëse i mungoi ndjekësve të saj, Tayna po kthehet me një projekt të ri muzikor. Ajo në Instagram ka hedhur një foto të shkëputur nga...