5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

“Ai eshte i çmendur, vret njerëz”: Trejsi Sejdini tregon si reagon i dashuri kur e ngacmojnë

Në një video “Tik Tok”, Trejsi ka treguar se si reagon në momentin kur dikush e ngacmon. Sigurisht që i pari që Trejsit i vjen në mendje është i dashuri Leonard Duka.

Modelja e njohur Trejsi Sejdini prej disa muajsh ka shkuar në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e saj, por mesa duket zemrën e ka akoma në Shqipëri.

“Kam të dashur, po i dashuri im është i çmendur, vret njerëz,”-thotë modelja në video. Ndërsa mbi të shkruan: Kur dikush më bezdis aq shumë saaa…

Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze dhe ka marrë nofkën “Gangsterja e Elbasanit” pasi është përfshirë në shumë përplasje fizike. Pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka.

Duka rezulton se prej më shumë se 3 vitesh është një nga krerët e një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë. Ai bashkë me të vëllain, Erlisin, paratë e përfituara në mënyra të paverifikuara ende, kanë investuar në disa biznese. Përveç lokalit në zonën e Freskut, Leonard dhe Erlis Duka, rezultojnë se janë pronarë të një kompanie e cila është bashkim i emrave të të dyve.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari. Megjithëse u arrestua në prill të vitit të shkuar bashkë me ‘Gabelin’ Elvis Gaçaj, Leonard Duka, ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia./abcnews.al

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Lubizhdës së Hasit

Në Lubizhdë të Hasit, të premten është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Familjarë të dëshmorëve...

Hapet në Prizren edicioni parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës

Në Prizren u hap edicioni i parë i Shkollës për Diplomaci të Diasporës, organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe...

Lajmet e Fundit