12.2 C
Prizren
E enjte, 9 Korrik, 2020

Akademia e Shkencave kujton 137 vjetorin e Fan Nolit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton me nderim e respekt të madh, kolosin e kulturës shqiptare, Fan Nolin, në 137-vjetorin e lindjes së tij.

Fan Stilian Noli ishte burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog.

Ai lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (Ibrik-Tepe, Turqi). Fan Noli është protagonist i përpjekjeve dhe i zhvillimeve politike e kulturore gjatë Rilindjes Kombëtare e pas saj, duke luajtur një rol themelor në këto zhvillime. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme e të jashtme, Noli i shtjelloi në shkrime e fjalime në vitet 1921–1924.

Personalitet poliedrik, erudit poliglot, Noli është gjeniu i kulturës shqiptare të shek. XX. Një pjesë të mirë të forcave të tij, Fan Noli ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës duke bërë objekt kritike realitetet shoqërore e politike të shoqërisë shqiptare në vitet e monarkisë.

Noli është ndër mjeshtrit e poezisë shqipe. Përmbledhja e parë dhe e vetme poetike e tij është “Albumi” (Boston, 1948).

Krijimet e tij himnizuan traditat historike të shqiptarëve (“Hymni i Flamurit”, “Shpell’e Dragobisë”, “Syrgjyn-vdekur” etj.), dhe figurat e bashkëluftëtarëve të tij, atdhetarëve demokratë, shprehën shpresën e shtresave demokratike për liri, drejtësi e përparim (“Anës lumenjve”, “Rend or marathonomak”), satirizuan me një stil sarkastik anakronizmin feudal (“Kënga e Salep Sulltanit”, “Marshi i Barabajt” etj.).

Duke u nisur nga përvojat individuale dhe duke aktualizuar motivet dhe alegorinë biblike, Noli i dha poezisë shqiptare një përmasë universale dhe një thellësi filozofike.

Fan Noli u kushtoi vëmendje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqendruan rreth jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Monografitë “Historia e Skënderbeut” (botimi i dytë i plotësuar dhe i ripunuar, 1947) dhe “Historia e Skënderbeut” (1949) në gjuhën angleze, shënojnë një etapë më të lartë në studimet për Heroin Kombëtar

Njeri me interesa të gjera krijuese, F. Noli u mor edhe me muzikologji; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” (1947) në gjuhën angleze u çmua lart nga specialistë dhe personalitete të shquara europiane të kohës. (B. Shou, T. Man, etj.).

Ai është autor edhe i një vargu kompozimesh muzikore, nga të cilat vlen të përmendet një rapsodi për Skënderbeun etj.

Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa kryeveprave të shkrimtarëve të mëdhenj botërore, si: U. Shekspir, E. Poe, H. Longfellou, H. Ibsen, M. Servantes, O. Khajam. Ai u bë themeluesi i shkollës shqiptare të përkthimit, që nën shembullin e tij, arriti në vitet që erdhën më pas, nivele të larta cilësore.

Veprat që përktheu Fan Noli i shoqëroi me introdukta (hyrje) duke aktualizuar idetë e tyre përmes një kritike eseistike që thekson rolin shoqëror të artit.

Një vend të veçantë në punën e Nolit si përkthyes zënë përkthimet fetare. Për të pajisur kishën ortodokse shqiptare me literaturën përkatëse në gjuhën shqipe, ai përktheu një varg tekstesh për shërbesat kishtare.

Fan Noli përktheu dhe në anglisht dy kryevepra të letërsisë biblike “New Testament” (Dhjata e re, 1961) dhe “The Psalms” (Psalmet, 1964), të cilat u përdorën në praktikën liturgjike edhe të kishave të tjera ortodokse në Amerikë.

Fan Noli është dhe autor i dy dramave: “Zgjimi” (greqisht, e pabotuar) dhe “Izraelitë dhe filistinë” (1907), me subjekt nga Bibla, por me përmbajtje filozofike dhe me tingëllim aktual për kohën kur u shkruan.

Vepra e gjithanshme e Fan Nolit luajti një rol të rëndësishëm për formimin shpirtëror të intelektualëve demokratë dhe për emancipimin e përgjithshëm të shoqërisë e të kulturës shqiptare.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përgatitur prej kohësh një botim kritik në gjashtë vëllime të veprës së Fan Nolit (në vitet 1988–1996) si pjesë të serisë “Trashëgimi Kulturor i Popullit Shqiptar”.

- Advertisement -

Më Shumë

Messi thyen tjetër rekord në La Liga

Lionel Messi po kalon në një formë të shkëlqyer, përkundër rezultateve jo aq të mira të Barcelonës. Ylli argjentinas ka shtuar mbrëmë dy asistime në...

Gruaja nga Suhareka nuk respekton vetizolimin, hapet rasti në Polici

Një grua e cila ishte e infektuar me koronavirus në Suharekë nuk ka respektuar masën e vetizolimit, pra ka dalë nga shtëpia. Lënda ndaj të...

Camaj dhe Koliqi agjentë të shumëfishtë?! Apo Tare një konspiracionist manipulator?

Ermal Mulosmani Në blogun letrar “Peizazhe të fjalës” sot u publikua një material mjaft voluminoz me dokumenta arkivore dhe plot arsyetime nëntekstuale që përpiqeshin të implikonin...

Qershori 2020, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Muaji qershor 2020 ka qenë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në botë duke u barazuar me qershorin 2019, njoftoi sot shërbimi europian Copernicus...

Rregullohet hapësira publike edhe te rrethrrotullimi në Studençan

Ambient i mirë dhe i bukur po bëhet edhe te rrethrrotullimi në hyrje-dalje të fshatit Studençan në Komunën e Suharekës. Kryetari i Komunës së Suharekës,...

93 vjet nga vdekja e Qerime Galicës: Shotës

Sot është 93-vjetori i vdekjes së Qerime Galicës, e njohur me emrin Shote në vitet 1895-1927. Luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë,...

Opozita akuzon ekzekutivin e Prizrenit për shpenzime të luksit

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar. Sipas opozitarëve, ekzekutivi...

152 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 16 raste në Prizren

Sot më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika...

Rrahen mes vete vëllezërit në Rahovec – dërgohen në mbajtje

Dy të dyshuar meshkuj (vëllezër) janë arrestuar nga Policia ditën e djeshme në Rahovec. Të njejtit pasi një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, njofton Klan...

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Këto ditë, edhe në territorin e Komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje shirjeve. Korrjen e grurit sot e ka parë nga afër...

Në Gjinekologji lind gruaja nga Prizreni, e infektuar me koronavirus, priten rezultatet për foshnjën

Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohet një grua e cila ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen...

Prizren: E keqtrajtoi gruan, një vit burgim me kusht

Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “dhuna...

Prizreni i pakënaqur me numrin e testimeve

Për numrin e testimeve dhe vonesat në rezultate ka pakënaqësi edhe në Prizren. Nënkryetari i komunës, Visar Shehu i ka thënë Gazetës Express se po...

Për Madonnën vitet janë thjesht numra, 61-vjeçarja pozon ‘topless’

Ikona e muzikës pop, Madona vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj publike. Së fundmi, 61 vjeçarja ka marrë vëmendje teksa ka pozuar...

Nga sherri Messi-Abidal te gjobat e Dembeles, 11 problemet që e shkatërruan Barcelonën në sezonin 2019/2020

Kur nisi sezoni 2019/2020 askush nuk e mendonte që gjërat do të shkonin kaq keq për Barcelonën. Katalanasit po dështojnë në La Liga me Realin...

A janë kushtetuese masat dhe ora policore që është vendosur në Prizren?

Qeveria Hoti vazhdon t’i rezistojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me infrastrukturën ligjore që duhet krijuar në funksion të luftës kundër pandemisë COVID-19. Në...

Lajmet e Fundit

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj...

Opozita akuzon ekzekutivin e Prizrenit për shpenzime të luksit

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar. Sipas opozitarëve, ekzekutivi...

Katër persona të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se edhe katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Klinikën Infektive, duke...

214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 10 raste në Prizren

IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. 60 persona janë shëruar. Ndërsa,...

Berati Unik

Vlera historike, arkitektonike dhe kulturore: Berati – një ndër qytetet më të veçanta në Shqipëri dhe në botë! Sot qyteti i “Një mbi një dritareve”,...