20.2 C
Prizren
E shtunë, 4 Korrik, 2020

Akademia suedeze ia kthen letrën Krajës: E vlerësuam veprën e Handkes, jo personin e tij

Akademia Suedeze ia ka kthyer letrën kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Krajës, lidhur me kërkesën e këtij të fundit që të anulohet çmimi Nobel i dhënë për shkrimtarin austriak pro-serb, Peter Handke. 

 

“Të zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkon të anulohet ky vendim i Akademisë Suedeze, si akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”, kishte shkruar Kraja në letrën e tij dërguar akademisë suedeze më 10 tetor 2019, ku kishte numëruar radhazi gjithë ato që Handke kishte thënë për regjimin e Millosheviqit.

Ndërkohë në letrën që Akademia Suedeze i ka kthyer Krajës thuhet se çmimi Nobel për letërsi i është dhënë Peter Handkes për veprën që ka krijuar dhe jo për atë që Handke është personalisht.

Tutje thuhet se ndarja e një çmimi të tillë është bërë në përputhje të plotë me testamentin që e kishte lënë Alfred Nobel.

Më poshtë e gjeni letrën e plotë të Akademisë Suedeze dërguar kreut të ASHAK-ut, Mehmet Krajës:

I nderuar Z. Kraja,

Ju faleminderit për shqetësimin tuaj të sinqertë. Komiteti i Nobel-it i ka vlerësuar qëllimet që qëndrojnë pas veprës letrare të zotëri Handke në mënyrë tjetër nga ju dhe Komiteti ka arritur në përfundimin se vendimi për dhënien e çmimit për të është në pajtim të plotë me qëllimin e shprehur në testamentin e Alfred Nobelit. Është e qartë se Handke kuptohet në mënyra të ndryshme. Çmimi Nobel ndahet për arritje. Kur një Handke shpërblehet me çmim, synimi është të vlerësohet vepra e tij e jashtëzakonshme letrare, e jo personi. Çmimi Nobel për fizikë ose kimi ndahet për zbulim, pavarësisht nga personi; çmimi në letërsi ndahet për zbulimin dhe zhvillimin e një mënyre të re të të shkruarit, pavarësisht nga personi. Vetëm vlerësimi estetik dhe asgjë tjetër përpos këtij vlerësimi është mesazhi që nënkupton ndarja e këtij çmimi.

Komiteti beson se në një shoqëri të hapur duhet të ketë vend për mendime të ndryshme për autorët dhe se duhet të ketë vend për interpretime të ndryshme dhe të arsyeshme të veprave të tyre letrare. Ne duhet të përpiqemi të respektojmë secilin, pavarësisht nga pikëpamjet e krejtësisht të ndryshme për çështje të rëndësishme. Në kuptim të kësaj që u tha gjithashtu besojmë se është e rëndësisë më të lartë në funksion të demokracisë dhe një dialogu të arsyeshëm që ne kemi vendosur të mbështetemi në gjetjet e ligjshme të gjykatave të tilla si Tribunal i Hagës. Gjetjet e Tribunalit për ne janë pjesë thelbësore e të kuptuarit të historisë tragjike të Evropës, nga e cila të gjithë shpresojmë se mund të mësojmë.

Ju sigurojmë për respektin dhe konsideratat tona më të larta.

Anders Olsson

Kryesues i Komitetit të Nobeli

 

- Advertisement -

Më Shumë

Bën vetëvrasje në ballkonin e shtëpisë së tij një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij dje rreth orës 13:15 në fshatin Skorrobishte të komunës së Prizrenit. Ekipi...

Munishi për fitoren e Ballkanit: I lumtur me fitoren, respektuam edhe kundërshtarin

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Vushtrrisë. Suharekasit fituan 3-1 ndaj vushtrriasve në kuadër të javës së 27-të në...

Pse po përhapet kaq shumë koronavirusi në Kosovë

Gjendja në Kliniken Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar dhe kapacitetet e klinikës janë pothuajse të mbushura, thotë për Radion Evropa e Lirë,...

Lëndohet një person në Restelicë të Dragashit derisa ishte duke punuar

Një punëtor në fshatin Restelicë të Dragashit dje derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore, transmeton PrizrenPress. Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar...

Dështon seanca e rigjykimit për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit në Prizren

Edhe një herë tjetër, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit, e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-drejtorit të...

Zvicër: Arrestohet kosovari 30 vjeçar që po punonte në të zezë

Të mërkurën, më 1 korrik, rreth orës 8:30 të mëngjesit, një 30-vjeçar, shtetas i Kosovës është gjetur duke punuar si punëtor i paligjshëm në...

COVID-19 nuk tremb kosovarët, dynden drejt bregdetit shqiptar! Në 2 orë hyjnë 8 mijë qytetarë në Morinë

Fundjava dhe nisja e pushimeve ka bërë që në pikën doganore të Morinës të ketë një fluks të madh automjetesh nga Kosova që hyjnë...

Pirlo rikthehet te Juventus, por tani në rolin e trajnerit

Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, do të rikthehet të jetë sërish pjesë e futbollit, duke u rikthyer te Juventusi. Ish-mesfushori i Brescias, Interit,...

6 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit

Janë gjashtë pacientë të konfirmuar me Covid-19 të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Tash e sa ditë edhe ky institucion ka...

Rama sot takohet me këta politikanë kosovarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike. Rama do...

Sivjet mbi 31 mijë studentë më pak se vitin e kaluar

Mbi 31 mijë studentë më pak ka Kosova këtë vit krahasuar me një vit më parë. Kjo e dhënë është evidentuar përmes raportit “Statistikat...

Jep dorëheqje kryeministri i Francës

Kryeministri i Francës, e ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek presidenti Emmanuel Macron sot në mëngjes. Sipas “Euronews”, dorëheqja e tij është pranuar nga Macroni. “Edouard...

Sindikatat paralajmërojnë masa pas shfuqizimit të Ligjit për Paga

Dy nga sindikatat më të mëdha në Kosovë, ajo e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, kanë paralajmëruar masa pas shfuqizimit të Ligjit për Paga. Teksa...

Prizren: Policia nuk respekton urdhëresën e gjykatës, dështon gjykimi ndaj të akuzuarit për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka deshtuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarit për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e...

Sot, 11 raste të reja me COVID-19 në Prizren

67 TË SHËRUAR DHE 113 RASTE ME COVID-19! Sot më 01 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

‘Zoti nalt, Amerika poshtë’

Çdo 4 korrik shqiptarët festojnë. Kosova feston formimin e shtetit amerikan, falë të cilit Kosova edhe u çlirua në represioni dhe dhuna serbe e cila...

Lajmet e Fundit

Prizren: Hapet ekspozita e artistit Shahadin Mejzini në librarinë “Altera”

Dje në librarinë “Altera” në Prizren u hap ekspozita personale e artistit Shahadin Mejzini Ilir Muharremi, kritik i artit Arti është arkeolog i mendjes dhe ndezjes...

Fernando Pessoa: Epitaf

Nuk jam asgjë E nuk do të jem kurrë asgjë, Nuk dua të jem një hiç, Megjithatë kam brenda vetes tërë ëndërrat e botës! Përktheu: Moikom Zeqo

‘Zoti nalt, Amerika poshtë’

Çdo 4 korrik shqiptarët festojnë. Kosova feston formimin e shtetit amerikan, falë të cilit Kosova edhe u çlirua në represioni dhe dhuna serbe e cila...

4 Korriku, 244 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik...

“Një mrekulli shkodrane”, Angela Martini i la të gjithë pa fjalë me foton e fundit

Është konsideruar si një nga modelet më të bukura shqiptare. Angela Martini herë pas here ka marrë vëmendje për foton shum provokative, që ndan...