7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Aksident i rëndë në Prizren: Çiklisti goditet nga një veturë dhe e hedh disa metra larg

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prizren, derisa një shofer me veturën e tij ka goditur një çiklistë derisa ishte duke kaluar rrugën, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme në grupin e Facebook’ut ‘Marakli t’kerreve’, është publikuar një video nga një aksident i rëndë në Prizren, saktësisht në Arbanë apo siç është quajtur dikur Dushanovë.

Në pamje shihet se vetura vjen me shpejtësi të madhe në rrugën që është e lejuar deri 40 km/h dhe më pas e godet çiklistin i cili po kalonte nga shiriti i djathtë i rrugës në atë të majtë.

Vetura e përplas atë me një forcë të madhe, saqë personi mbetet mbi veturë dhe biçikleta thuajse shkatërrohet e gjitha.

Nuk dihet saktësisht kur ka ndodhur ky aksident, vetëm se në bazë të pamjeve shihet se lëndimi i çiklistit mund të jetë i madh.

Më poshtë keni videon e aksidentit.

Ndryshe Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë shënuar 48 aksidente, prej tyre me të lënduar kanë përfunduar 19, ndërsa vetëm me dëme materiale kanë qenë 29 aksidente.

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit