9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Aksident i rëndë: Në Prizren përfshihen 4 vetura, lëndohen 5 persona

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në Prizren në orët e vona, ku janë përfshirë 4 vetura, raporton Gazeta Express.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë disa vetura, e këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi, ka thënë për Gazetën Express se në aksident janë përfshirë 4 vetura, prej ku kanë mbetur të lënduar 5 persona.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Wesley Clark, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër automjete. Kemi pesë persona të lënduar, sipas autoriteteve mjekësore konsiderohen lëndime të lehta trupore” , ka thënë Gashi.

Ai thotë se dyshimet e para rreth shkaqeve të aksidentit janë se dy vetura të tipit BMË i kanë paraprirë aksidentit, e të cilat kanë qenë në shpejtësi të madhe.

“Njësiti rajonal janë duke u marrë me shkaqet e aksidentit. Nga raportet e para thuhet se kemi të bëjmë me vozitje të rrezikshme dhe mos . I kanë paraprirë dy automjete të tipit BMË” , ka treguar zëdhënësi i Policisë.

Gjatë ditës së sotme edhe në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një kamion, të cilit nuk i kanë punuar frenat, ka goditur disa vetura. Aty janë lënduar 3 persona, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. /Express/

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit