17.8 C
Prizren
E hënë, 10 Gusht, 2020

“Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është e qëllimshme dhe me motive”

Ministra, avokat, analistë dhe njohës të çështjeve të drejtësisë vendore e ndërkombëtare po thonë se aktakuza e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit ë PDK’së, Kadri Veseli është e qëllimshme, tendencioze, me drejtësi selektive dhe hera e parë që lëshohet një lloji i tillë aktakuzës në këtë formë

Ministri i Drejtësisë në Qeverinë Hoti, Selim Selimi ka thënë se nuk ishte në dijeni se propozim-aktakuza do të publikohej në ditën kur presidenti do të nisej për në SHBA, për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit me palën serbe, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Selimi beson se publikimi i propozim-aktakuzës ka pasur për qëllim që të prodhojë një efekt politik.

Kurse, avokati i njohur kosovar Arianit Koci, ka thënë se kjo aktakuzë përmban parregullsitë e publikimit të saj nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Koci thotë se është rasti i parë kur pa u konfirmuar aktakuza publikohen emrat dhe sipas tij kjo nuk është rastësi.

“Ky është rasti i parë që pa u konfirmuar aktakuza publikohen emrat, edhe kjo nuk është rastësi. Nuk i di konkret të gjitha rrethanat pasi s’i kam parë provat, mirëpo mendoj se Prokuroria e ka bërë me mirëbesim pasi këtyre dyve ua ka zbuluar emrat e të tjerëve jo. Argumentet e vërteta do të zbulohen kur tregon Prokuroria çka ka menduar kur ka thënë se po ndërhyjnë në drejtësi. Konfirmimi i aktakuzës bëhet ndërmjet Prokurorisë dhe gjyqtarit paraprak, rregulli 85 deri 90 paraqesin se deri në momentin e konfirmimit janë të dyshuar e kur të konfirmohet janë të akuzuar”, tha Koci në Rubikon

Edhe drejtori i IKD’së Ehat Miftaraj, e ka komentuar dorëzimin e aktakuzës të Prokurorisë Speciale të ngritur drejt presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Miftaraj thotë se komunikata e Prokurorisë Speciale nuk ka kuptim dhe se është e dobët. Ai ka deklaruar se në këtë komunikatë ka pasë drejtësi selektive pasi nuk janë publikuar edhe emrat e të akuzuarve të tjerë.

“Për faktin që e kemi një komunikatë me gabime gjuhësore, për një jursit i cili e lexon aty flitet për vrasje të paligjshme. Nuk ka kuptim nuk ka logjik e shoh një komunikatë shumë të dobët. Ndoshta përkthimi është shumë më i dobët se sa vet komunikata. Në anën tjetër kemi pasë drejtësi selektive në këtë komunikatë pasi që janë përmendur vetëm emrat e 2 protagonistëve nuk përmenden edhe emrat e personave të tjerë që kanë mundur të jenë pjesë e aktakuzës”, tha Miftaraj në Rubikon.

“Me këtë veprim unë besojë që prokuroria e ka diskreditu e ka promentu rastin pasi që me vet faktin që njoftimi del dy apo 3 ditë para takimit në Ëashington në një farë mënyre lë shije të hidhur dhe lë të nënkuptosh se së paku lidhet qoftë me negociatat me Serbinë apo çfardo forme tjetër. Në këtë drejtim unë besoj që prokuroria nuk është dashtë të lëshohet në këto lojëra nuk është dashtë të bëjë kësi gabime.Kemi një praktikë krejt ndryshe kemi drejtësi selektive në praktikat e deritanishme ku publikohen vetëm emrat e dy personave”, tha Miftaraj.

Kujtojmë se njohës të huaj kanë deklaruar se aktakuza e ngritur ndaj Thaçit vjen vetëm për ta penguar takimin e palës kosovare me atë serbë në Washington dhe për ta bllokuar punën e emisarit të Trumpit, Richard Grenell.

- Advertisement -

Më Shumë

Izolohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me Hotin në Dragash

Kryeministri i Kosovës, të dielën ka vizituar disa kompani në Dragash, izolohen personat që kanë pasur kontakt Të dielën Kryeministri Hoti së bashku me një...

Policia ndërpret një aheng familjar në Peqan të Suharekës

Policia e Kosovës ka inicuar procedurë ndaj një personi në fshatin Peqan të Suharekës, pasi që kishte organizuar aheng familjar në shtëpinë e tij,...

I prekuri me COVID-19 shkoi në kishë, infektoi rreth 100 persona

Një i infektuar me COVID-19 shkoi në kishë në mesin e qershorit dhe pas tij u infektuan 91 persona, e 53 nga ta ishin...

Bizneset në Komunën e Dragashit në gjendje të rëndë

Pandemia përveç në shëndetin publik ka goditur edhe ekonominë në vend, ku bëjnë pjesë edhe bizneset nëpër komuna. Subjektet ekonomike më të goditura janë ato...

Modelja e njohur nuk përmbahet

Që kur ka vendosur të kalojë kohë vetëm, ajo nuk resht së bëri poza sensuale, si për t’i thënë fansave në Instagram që nuk...

Asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK...

Nuk respektuan vendimet e Qeverisë, ndalohen tetë persona në Prizren

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 persona në Prizren, të cilët nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë për luftimin...

Dasma në Lubizhdë: Rasti po hetohet nga Policia, ftohet për intervistë kryefamiljari

Dasma e cila u bë shumë e komentuar gjatë javës së kaluar ishte ajo e familjes Gigollaj në fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Kjo pasi në...

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...

MSh-ja ia ndalon Prizrenit të kryejë testimet serologjike

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar Komunës së Prizrenit që të nisë testimin serologjik te qytetarët. Nënkryetari i kësaj komune, Visar Shehu, ka...

Nataliee i ngre këmbët

Nataliee ka disa ditë që nuk ka hedhur fotografi të reja. Por, fotoja e fundit që ajo ka hedhur, është shumë unike. Kjo se, Nataliee shihet...

Xhavit Ukaj: Nuk pendohem për Vjosën – Partia më mbështetë!

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj e thotë me mburrje se është deputeti më i votuar nga radhët e LDK-së në Prizren, sic shprehet: “në...

Nusja, dhëndri dhe 21 dasmorë infektohen me koronavirus

Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të infektuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik. Mes të infektuarve janë nusja, dhëndri dhe 21...

ZYRTARE: Roma me pronarë të ri, shitet për 591 milion euro

James Pallota ka vendosur ta shesë Romën dhe tani ka një marrëveshje zyrtare, që është komunikuar edhe nga vetë klubi italian. Tashmë pronësinë e...

Vdes vëllai kryetarit të Suharekës

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetw vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Ai ka thënë se përpjekja më e madhe...

Guardiola: Dua të mposht çdo kundërshtar

Pep Guardiola është tepër i karikuar për ndeshjen e nesërme kundër Real Madrid. Manchester City fitoi 1-2 ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” dhe...

Lajmet e Fundit

Java e zezë, 78 të vdekur nga COVID-19

Java e parë e muajit gusht është javë e zezë sa i përket numrit të fataliteteve nga virusi COVID-19.Vetëm nga e hëna deri sot...

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit: Ju rrëfej “Katër Kalorësit e Apokalipsit”

Condoleezza Rice, ka ushtruar detyrën e Sekretares amerikane të Shtetit në vitet 2005-2009, dhe ka qenë këshilltare e sigurisë kombëtare për presidentin Xhorxh W.Bush...

Televizioni dhe biznesi, çfarë po ndodh me Ilda Bejlerin

Prej disa muajsh, moderatorja e programeve sportive, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura. Këtë...

Dua me ‘look’ të ri, duket mjaft provokuese…

Këngëtarja Dua Lipa si gjithnjë edhe kësaj radhe na ka provokuar me disa pamje mjaft seksi. Ajo kësaj here ka ardhur me një look krejt...

Conte: Leverkusen ekip i shpejtë, sulmi ynë super. Pirlo te Juventus? Po plakem

Interi do të përballet me Bayer Leverkusen nesër në mbrëmje (21:00), sfidë për çerekfinalet e Europa League. Trajneri i ekipit zikaltër, Antonio Conte ka...