13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Aktakuzë kundër katër personave në Prizren, dyshohen për shitje të narkotikëve dhe detyrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.D., B.D., K.D., dhe M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, si dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të akuzuarit P.D., B.D., dhe M.K., pa autorizim kanë ofruar për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që nga fillimi i vitit 2018, e deri me datë 16.09.2019, në fshatin Velezhë, në lagjen Arbanë dhe në vende tjera qendër të Prizrenit, të dëmtuarit M.J., i kanë shitur narkotikë të llojit “kokainë”, fillimisht 50 Euro për 1 gram, e pastaj 100 Euro për 1 gram, në sasi prej 107 gram, në vlerë të përgjithshme prej 10.700 Euro. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Po ashtu, të akuzuarit P.D., B.D., K.D., dhe M.K., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, përdorin kanosjen serioze për të detyruar personat tjerë të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, që ka rezultuar me humbje të dobisë pasurore mbi 10.000 Euro. Meqë i dëmtuari M.J., nuk ishte në gjendje të paguaj sasinë e narkotikut që kishte marrë nga të akuzuarit P.D., B.D., M.K., ndërhynë i akuzuari K.D., ku së bashku e detyrojnë edhe babain e të dëmtuarit M.J., të dëmtuarin S.J., që për 107 gram të narkotikut ia kërkojnë 38.000 Euro, kurse në fund të dëmtuarve, në një furrë – restaurant në qendër të Prizrenit me datë 16.09.2019, ua marrin 10.700 Euro. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cila u vihen në barrë.

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Lajmet e Fundit