16.5 C
Prizren
E shtunë, 6 Qershor, 2020

Aktakuzë ndaj inspektorit komunal të ndërtimit në Prizren dhe një ndërtuesi

Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.K., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe ndaj të pandehurit A.K., për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave” .

Sipas aktakuzës, i akuzuari B.K., në periudhën kohore prej muajit maj të vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2018 në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, ashtu që shkel “Ligjin mbi ndërtimin 2004/2015” duke mos kryer rrënimin e objektit pa leje ndërtimi, përkatësisht objektin banesor të investitorit A.K., në rrugën “Tirana” në Prizren, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin përkatësisht investitorin A.K., i akuzuari nuk ndërmerr masa të duhura në kuadër të kompetencave të tij për mos lejimin e ndërtimit dykatësh të objektit i cili nuk kishte leje ndërtimi.

Prokuroria thotë se i akuzuari B.K, me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, i akuzuari A.K., me datë 28.08.2017 në kohë të pacaktuar heq ose dëmton vulën zyrtare apo shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar, me qëllim të sigurimit të objektit.

“Pas vendosjes së shiritave nga inspektorët komunalë të ndërtimit në Prizren, sipas procesverbalit të Drejtorit të inspektoriateve 0003569 e datës 31.05.2018, i akuzuari A.K., nuk i përfill vërejtjet e dhëna mbi ndalimin e punimeve në objektin e ndërtimit dhe vendosjen e shiritave, ashtu që i heq shiritat e vendosur duke dëmtuar vulat zyrtare. Me këtë ka kryer veprën penale ‘Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave’”, deklaron Prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

- Advertisement -

Më Shumë

Parma, ekipi që dikur e pushtoi Evropën

Të gjithë e mbajnë mend se si përfundoi. Nga viti 1990 deri në vitin 2004, Parma garoi si një nga skuadrat kryesore të Italisë,...

Avdullah Hoti Kryeministër i ri, 61 deputetë japin votën pro

Me 61 vota pro, 24 vota kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin. Hoti...

Plani i çmendur i Serisë A, kërkon të rikthejë tifozët në stadium

Pavarësisht se Italia ishte vendi më i prekur në Europë prej koronavirusit, brenda pak kohësh autoritetet besojnë që futbolli mund të rikthehet në normalit. Nuk...

27 raste të reja me COVID-19, asnjë në Prizren

IKShPK ka konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 172 mostra të testuara. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë...

Mbyllet përkohësisht kufiri në Vërmicë (VIDEO)

Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për hapjen e kufijve tokësorë, është vërejtur një fluks i madh veturash nëpër pikat kufitare të Kosovës. Klan Kosova...

Këta janë ministrat e LDK-së në qeverinë Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka caktuar emrat e ministrave në Qeverinë Hoti, e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës. Kreu i...

Kjo është Qeveria Hoti

Kosova tashmë ka një qeveri të re në krye me Avdullah Hotin e LDK-së. Por, cila do të jetë përbërja e ekzekutivit që vjen si...

Zyrtarët e Inteligjencës së SHBA: Rusia po nxit përplasjet raciale

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në 30 qytetet të SHBA-ve pas vrasjes së një personi me ngjyrë George Floyd të paarmatosur nga një polic...

21 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot, bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Çoçaj ka rënë dëshmor në Gjonaj të Hasit. Bashkëluftëtarët e kanë çmuar lartë figurën e Çoçajt. Zenun...

“Po na i vrasin vajzat për së gjalli”, Marina kërkon dënim maksimal

Moderatorja e njohur Marina Vjollca është solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara seksualisht. Në një reagim në rrjetin...

Kuvendi sot mban seancë për votimin e Qeverisë Hoti

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti. Seanca do të mbahet në ora 11:00, ndërsa...

Gjermani: 130 miliardë euro paketë stimuluese nga pasojat e Covid-19

Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin ekonomik në luftë kundër pasojave të pandemisë Corona përfshin rreth 130 miliardë euro. Paratë do të...

Nis faza e tretë e lehtësimeve, Kryetari i Prizrenit thotë se tani varet nga disiplina individuale

Nga sot Kosova ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se për...

Prizren: 7 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për...

“Koronavirusi ka humbur fuqinë”, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se koronavirusi duket se po dobësohet gjithnjë e më shumë. Dr Donald Yealy, kryetar i...

Malisheva për pak të shpëtojë nga COVID-19 (Video)

Me pandeminë e koronavirusit po ka telashe edhe Malisheva, ani se ditëve të fundit ndjehej e lehtësuar dhe e gatshne ta shpallte fitoren mbi...

Lajmet e Fundit

“Koronavirusi ka humbur fuqinë”, mjeku italian: Klinikisht nuk ekziston më

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh thonë se koronavirusi duket se po dobësohet gjithnjë e më shumë. Dr Donald Yealy, kryetar i...

Brescia i ndërpret kontratën Mario Balotellit

Klubi i Brescia-s i ka ndërprerë kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk u paraqit për asnjë ditë në qëndrën stërvitore, pas rikthimit. “Il Messaggero”dhe “Gazzetta...

Prizren: Arrestohet grupi që merrej me falsifikimin e diplomave shkollore (Video)

Tetë persona që merreshin me falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe aftësimit profesional, kanë rënë në duart e autoriteteve të rendit. Prokurori nga...

“Çfarë pamje”, Wanda Nara provokon fansat me postimin e fundit

Wanda Nara nuk mund të mos provokojë. Herë me deklaratat e saj në media, herë me postimet në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj...

Kosova nuk bën teste për COVID-19 për ata që udhëtojnë jashtë

Qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe u duhet testi nëse janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, nuk mund ta bëjnë...