16.7 C
Prizren
E shtunë, 4 Korrik, 2020

Aktakuzë për pesë zyrtarë të Prizrenit, dyshohet se keqpërdorën pozitën

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër L.K., F.K., R.Sh., A.Sh., dhe G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, pika 2.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, me datë 18.03.2019, në Prizren, të pandehurit L.K., kryetar i komisionit, F.K., – zëvendës kryetar i komisionit, R.Sh., A.Sh., dhe G.B., anëtarë të komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit, në bashkëkryerje, duke vepruar në cilësi të personave zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre të përcaktuara me ligj dhe njëkohësisht i kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, në atë mënyrë që me dashje e kanë shkelur kriterin e vetëm të Ankandit Publik përkatësisht Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, ku theksohet se procedurat për Dhënien në Shfrytëzim afatshkurtër të pronës së Komunës bëhen përmes Procedurave të Ankandit Publik, dhe se përzgjedhja e fituesit bëhet në bazë të një kriteri dhe atë të çmimit më të lartë të ofruar”, thuhet në raport.

Sipas prokurorisë, komisioni në fjalë ka favorizuar ofertuesen F.B., në dëm të të dëmtuarit A.D., i cili nuk përzgjidhet si përfitues i ankandit edhe përkundër faktit se i dëmtuari kishte kuotuar me çmim më të lartë, gjegjësisht në shumën prej 25.20 euro për m2, për lokalin e evidentuar me nr. 29 i cili gjendet në sheshin Shatërvan në Prizren.

“Ndërsa, ofertuesja të cilës i është dhënë lokali me qira kishte ofertuar në shumën prej 20.06 euro për m2, e në anën tjetër edhe përkundër faktit se në bazë të dokumentacionit të prezantuar dëshmohet se përfituesja F.B., nuk ka pasur përvojë në menaxhim dhe zhvillim të biznesit, Komisioni për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit, e ka poentuar me pikë maksimale, ndërsa më pas komisioni i ankesave pranë Komunës së Prizrenit e kishte aprovuar ankesën e palës së dëmtuar dhe përmes Vendimit të datës 28.02.2019 duke e kthyer çështjen në rishqyrtim, mirëpo, përkundër faktit të tillë Komisioni përmes njoftimit të datës 01.04.2019 ka potencuar se qëndrojnë prapa njoftimit të datës 17.01.2019 ku janë shpallur fituesit e ankandit për shfrytëzimin me qira të lokaleve – pronë komunale”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit L.K., F.K., R.Sh., A.Sh., dhe G.B., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihen në barrë.

- Advertisement -

Më Shumë

Adrola Dushi në një lidhje dashurie? Kush ia ka rrëmbyer zemrën modeles

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, modelja e njohur Adrola Dushi është komentuar shumë në media për jetën private. Shpeshherë, modelja ka ndarë foto...

Vëllai i të ndjerës nga Rahoveci akuzon dhëndrin se ushtronte dhunë për vite të tëra

Tash e një vit është duke vazhduar gjykimi për vdekjen e H.D. nga Rahoveci, derisa i dyshuari kryesor, bashkëshorti i së ndjerës Ilir Haxhiaj,...

Në Prizren realizohet projekti “Auto-Kamp”, i pari në Kosovë (Foto)

Komuna e Prizrenit, pas realizimit të projekteve të ndryshme për pasurimin e ofertave turistike në Prizren, si kajaku, çiklizmi malor, paragllajdi, via-ferrata, shtigjet e...

Kanye West i bëri Kimit dhuratën më të lirë

Kim Kardashiani dhe Kanye Westi janë shumë të pasur. Janë aq të pasur sa kanë një shtëpi gjigante që kushton 60 mijë dollarë dhe...

Theret me thikë një person në Prizren

Një burrë është sulmuar dhe ther me thikë nga një person i panjohur në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës...

Mot i nxehtë dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të vijojë situatë e ngjashme meteorologjike, ku masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane...

Më në fund ka një datë për kompletimin e trilogjisë Fury – Wilder

Meçi i tretë mes Tyson Fury kundër Deontay Wilder është caktuar për 19 dhjetor të këtij viti në Las Vegas. Bronze Bomber’ do të përballet...

Bateristi në ritmin e kapërcimit të stileve

Bateristi Granit Havolli si fëmijë nuk ishte fort i dhënë pas sporteve. Por, gjente shokë për lojëra të tjera, si kukafshehthi e kile. Në...

Kampioni i botës së futbollit infektohet nga Koronavirusi

Ish-futbollisti dhe menaxheri argjentinas, Carlos Bilardo, i cili drejtoi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës 1986, është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka...

UEFA konfirmon orarin e ri për Nations League, kur do të luajnë Kosova dhe Shqipëria?

Tashmë është zyrtare, me 3, 4 dhe 5 shtator do të luhen ndeshjet e para të UEFA Nations League. Kosova do të nisë fazën...

Vetaksidentohet biçiklisti në Prizren, lëndohet rëndë

Një biçiklist është lënduar rëndë pasi është vetaksidentuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:30, i dyshuari për shkak të...

ZYRTARE: Kriza e rezultateve, shkarkohet trajneri i Valencias

Trajneri i Valencias, Albert Celades është shkarkuar pas një seri rezultatesh të këqija. Klubi ka konfirmuar se Voro Gonzalez do të marrë përgjegjësinë e përkohshme...

21 vjet nga masakra e Pastaselit të Rahovecit

Të mbijetuarit e fshatit Pastasel të Rahovecit, bien e zgjohen me kujtimet tronditëse të masakrës së vitit 1999. Ata tregojnë se si u masakruan të...

Ndërron jetë veprimtari i kulturës dhe arsimit, Nikollë Kërhanaj

Ditën e sotme (27 qershor) ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare, shkrimtari, Nikollë Kërhanaj, shkruan GazetaBlic. Kërhanaj u lind në Zym të Hasit më...

Kosovarët ‘pushtojnë’ bregdetin shqiptar! Fluks makinash në Morinë

Shqipëria ka regjistruar shifrat më të larta gjatë ditëve të fundit me COVID-19 në 24 orë, e megjithatë kjo nuk i ka stepur pushuesit...

Si e morën Putini dhe KGB-ja kontrollin e Rusisë

Një libër i ri ka vënë në spikamë hollësi të ngritjes së kalkuluar të carit modern rus (Foreign Policy) - Pasqyra më e qartë që...

Lajmet e Fundit

Prizren: Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë (VIDEO)

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren. Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët, njofton Klan Kosova. Për të lënduar...

Haxhi Avdyli i LDK’së konfirmon se ka dalë pozitiv me Covid-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka...

Haxhi Avdyli rezulton pozitiv me COVID-19

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19. Burime të Gazetës Express bëjnë...

Për herë të tretë kërkon votë për parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Përlaskaj nga Prizreni synon një ditë Qeverinë e Kosovës

Më 1990 kishte marrë rrugë nga Prizreni. Stacioni ndalues asokohe për Ermina Lekajn kishte qenë qyteti i Rijekës së Kroacisë. Në këto tri dekada ajo nuk...

Elita materiale me varfëri shpirtërore

Në një të kaluar të largët të parët tanë na thoshin se duhet shumë punë që njeriu atë që e ka materiale ta ndjejë...