16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Aktivistët shprehin brengën për mosveprimin e Komunës së Prizrenit rreth statusit të gjuhës rome

Këshilli i partive politike dhe i OJQ-ve të romëve në Prizren ka shprehur brengën për mungesën e veprimeve të qeverisë komunale lidhur me çështjen e njohjes së statusit të gjuhës rome, si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë.

Ata kanë kërkuar që të ndërmerren hapa konkretë nga lidershipi komunal që kjo çështje të përmbyllet meqë, sipas tyre, bëhet fjalë edhe për një zotim paraelektoral. Ndërkaq zyrtarët e Ekzekutivit të Prizrenit kanë bërë të ditur se janë në shqyrtim të kapaciteteve të brendshme për përmbushjen e obligimeve që përcaktohen me legjislacion për të vazhduar më pas me hapat e mëtutjeshëm, deri në vendimmarrjen në Kuvendin e Komunës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Aktivisti rom nga shoqëria civile, Osman Osmani, ka vlerësuar se “vazhdimësia e pranisë së gjuhës rome në Prizren ka bërë që komuniteti rom ta ruajë identitetin e vet”.

“Prandaj kjo çështje është e rëndësishme për neve. Deri më tani kemi mbajtur takime të shumta me drejtuesit e Komunës, dhe gati çdoherë përgjigjja e përafërt ka qenë ‘po, ka gjasa të mbështetet’, por që zyrtarisht asnjëherë nuk është kthyer përgjigjja, qoftë ajo edhe negative”, ka thënë Osmani. Sipas tij, legjislacioni në fuqi përkufizon se anëtarët e komunitetit, gjuha e të cilëve është folur tradicionalisht në komunë, kanë të drejtë të kërkojnë që gjuha e tyre të njihet si gjuhë në përdorim zyrtar në komunë, pavarësisht nga përfaqësimi i tyre numerik brenda qytetarëve në komunë.

Më Shumë

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

Arti në zi! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar, Jorgo Papingji

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji. Mësohet se ai ka ndërruar...

Lajmet e Fundit