7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Aktori i famshëm turk shtrohet në spital, dyshohet me koronavirus

Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug është shtruar në spital me simptoma të koronavirusit. Aktori shumë i dashur edhe për publikun shqiptar ka njoftuar se prej 15 ditësh ka qëndruar në izolim me gruan e tij, Ba?ak Tatl?tu?.

Ndërkohë, më pas ai nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar në spital. Pas daljes nga spitali, ai ka thënë se tashmë është mirë dhe po pret përgjigjen e rezultatit të analizave nëse është i prekur me Covid-19.

“Ne kemi qenë në shtëpi për 15 ditë. Kam pasur një ftohje të lehtë dhe tani jam duke pritur për rezultatin e testit tim për koronavirusin, “- u tha aktori gazetarëve.

Kivanç Tatlitug është një ndër aktorët më të suksesshëm në Turqi, ku ka luajtur në shumë seriale, që janë transmetuar edhe në vendin tonë.

Më Shumë

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit