8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Akuzat mes Fatmir Limajt dhe Ministrisë së Shëndetësisë, reagon Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës ka reaguar pasi Ministria e Shëndëtësisë po pretendon se e ka furnizuar mjaftueshëm komunën e Malishevës më masa mbrojtesë për t’u përballur me COVID-19.

Përmes një komunikate dërguar medieve, komuna ia ka bërë më dije drejtuesve të MSH-së kanë dërguar maska mbrojtesë vetëm për 6 ditë.“Në QKMF të Malishevës, janë gjithsejtë 144 punëtor shëndetësor, të cilët përballen çdo ditë me rrezikun e pandemisë COVID-19.

Nga furnizimet të cilat më në fund i bëri publike edhe ministria, nga data 11 mars, e deri më sot, në furnizimet e saj ka sjellë gjithsejtë 890 maska mbrojtëse, e nëse kjo pjesëtohet me numrin e personelit që punon 24 orë në ditë, ky furnizim është i mjaftueshëm vetëm për 6.1 ditë. A është kjo e mjaftueshme, le ta vlerëson vet ministria”,thuhet ndër të tjera në reagimin e komunës së Malishevës.

Komunikata e plotë:

Malishevë, 28 marsPas reagimit të Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me furnizimet me material mbrojtës për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në kuadër të masave për luftimin e pandemisë COVID-19, pa dashur të hyjmë në polemikë, por për të kërkuar furnizime, na detyruan edhe neve si komunë që ta sqarojmë opinion publik, por edhe ministrinë me një shembull të thjeshtë, 890 maska të dërguara, mjaftojnë vetëm për 6 ditë për personelin e QKMF-së.

Në QKMF të Malishevës, janë gjithsejtë 144 punëtor shëndetësor, të cilët përballen çdo ditë me rrezikun e pandemisë COVID-19. Nga furnizimet të cilat më në fund i bëri publike edhe ministria, nga data 11 mars, e deri më sot, në furnizimet e saj ka sjellë gjithsejtë 890 maska mbrojtëse, e nëse kjo pjesëtohet me numrin e personelit që punon 24 orë në ditë, ky furnizim është i mjaftueshëm vetëm për 6.1 ditë. A është kjo e mjaftueshme, le ta vlerëson vet ministria!

Nga data 11 mars, e deri më sot, janë 17 ditë, ndërsa maska mbrojtëse janë sjellë vetëm për 6 ditë.

E vlerësojmë punën e Ministrisë së Shëndetësisë, sikur edhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Klinikës Infektive, Policisë së Kosovës, si dhe të shtabit emergjent komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe vazhdojmë të kërkojmë më shumë përkrahje për Malishevën, pasi edhe numri i të prekurve me COVID-19, e tregon më së miri gjendjen.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Liridon Hoti

Në foto, i keni edhe faturat e furnizimit, për të qenë sa më transparent.

Më Shumë

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit