9.7 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

Alarmojnë ekspertët: Vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar

Ekspertët parashikojnë se vala e dytë po vjen më shpejt seç e kishim menduar.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit, në mbarë botën, i është afruar shifrës prej një milion.

Pothuajse 33 milionë persona janë infektuar me koronavirusin e ri, që fillimisht u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar. Që atëherë, shumë shtete u detyruan që të aplikonin kufizime të ashpra që kanë pasur ndikim në sistemet politike, sociale dhe ekonomike.

Koronavirusi, ku shumë shtete gjatë pranverës kishin përjetuar një ulje të rasteve, tani po përjetojnë rritje të rasteve të reja.

Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit teksa Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuara po regjistrojnë numër rekord të rasteve të reja.

“Vala e dytë po vjen më shpejt sesa e kishim paramenduar”, thotë Patric Bouet, shef i Këshillit Kombëtar të Doktorëve në Francë.

Shumë shtete evropiane po rivendosin masat kufizuese, me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet po bie, për shkak të trajtimit më të mirë shëndetësor. Por, ekspertët thonë se nëse numri i infektimeve të reja vazhdon të rritet, atëherë do të mbingarkohen spitalet, që mund të çojë në rritjen e rasteve të vdekjeve.

Rusia po regjistron numër të lartë të infektimeve brenda një dite. Ky shtet, në total ka regjistruar 1,143,571 raste me koronavirus dhe rreth 20,000 vdekje.

Në Lindjen e Mesme, presidenti iranian, Hassan Rohani ka autorizuar autoritetet lokale që të vendosin masat e nevojshme, me qëllim të frenimit të virusit.

Ndërkaq, numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 7 milionë më herët gjatë kësaj jave dhe numri i vdekjeve ka arritur në 200,000.

Ekspertët shëndetësorë thonë se ka pak gjasa që pandemia me koronavirus të vihet nën kontroll derisa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë zhvilluar. Parashikimet e ekspertëve janë se një vaksinë e tillë do të jetë e gatshme në gjysmë e parë të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

Më Shumë

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...

Borxhi ndaj Devollëve, i bllokohen përsëri llogaritë Telekomit

Kompanisë publike, Telekomit të Kosovës iu janë bllokuar mëngjesin e ditës së sotme llogaritë, si pasojë e borxhit që ka ky institucion ndaj kompanisë...

Duda Balje kërkon që Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë

Deputetja Duda Balje po kërkon që Kosova të hapë Zyrë Ndërlidhëse në Bosnje e Hercegovinë. Balje këtë kërkesë ia ka bërë kryeministrit Avdullah Hoti dhe...

Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der...

Turqia nis hetimet ndaj revistës “Charlie Hebdo”, pas publikimit të karikaturës së Erdoganit

Drejtoria Turke për Komunikim tha të mërkurën se autoritetet e Turqisë do t’i marrin të gjitha masat diplomatike dhe ligjore që janë të nevojshme...

Autobusi me targa shqiptare përfshihet në aksident në Kroaci

Një autobus me targa shqiptare u përfshi në një aksident ditën e sotme në Kroaci. Mediat kroate raportojnë se nga aksidenti disa nga pasagjerët...

Vazhdojnë punimet për Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) në Prizren njofton se punimet për restaurimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Landovicë, po vazhdojnë me...

Dua po sjell duet me këngëtare, ja kur del

Po vjen me projekt të ri muzikor. Dua Lipa ka zbuluar edhe datën se kur do të lansohet kjo këngë që është duet. Dua me anë...

Erdogan i quan vendet evropiane islamofobë

Presidenti Recep Tayip Erdogan deklaroi të dielën se vendet evropiane duhet të heqin qafe islamofobinë. Kreu i shtetit turk bëri një deklaratë mbi islamofobinë në...

Albin Kurti del pozitiv me COVID-19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë pozitiv me koronavirus. “Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës, parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje...

Shtabi Komunal Emergjent e vlerësoi të qetë situatën me covid-19 në Malishevë

Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës pandemike me covid-19 në Komunën e Malishevës, i drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, sot e...

Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren

Ka ndërruar jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi. Ai ishte 52 vjeç. Beshi ishte edhe ish-futbollist i Lirisë së Prizrenit. Bashkim Beshi ishte  gjyqtar...

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte, këto janë kriteret

Qendra e Studentëve ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë. Konkursi do të...

Besohet të jetë konfirmuar aktakuza kundër Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale nuk ka treguar nëse është konfirmuar ose jo aktakuza kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ani se...

PEN Qendra e Kosovës mban sot mbrëmje letrare për Anton Pashkun

Në kuadër të “Orës së Shkrimtarit” PEN Qendra e Kosovës vazhdon përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës. Përkujtimi i radhës i kushtohet prozatorit Anton...

Prokuroria Themelore në Prizren, 6 aktakuza kundër gjashtë 6 personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me...

Lajmet e Fundit

Çka do të ndodhë sot në Prizren ?

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në...

Bashkimi me mund fiton ndaj Trepçës, Ylli i revanshohet Pontes

Mojeed Ewuosho dështoi në aksionin e fundit të Trepçës për t’i mundësuar skuadrës së Bashkimit që edicionin e ri në Superligën e Kosovës në...

Haskuka i gatshëm edhe për një mandat si kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili vjen nga partia Lëvizja Vetëvendosje, pohon se do që të rikandidojë edhe për një mandat të dytë...

Balaj: Javën tjetër do të ketë grevë nëse nuk zhbllokohen llogaritë e Telekomi

Lamih Balaj ka paralajmëruar se nëse nuk do të zhbllokohen llogaritë e Telekomit, përveç protestave para Qeverisë, sindikata do të mbajë edhe greva brenda...

Haskuka: Kam vizionin që ta bëj Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se e ka vizionin për ta bërë Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan. Ai për DESKUN e...