8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Alf Ramsey, heroi anonim i Anglisë

As Mbretëresha Elizabeta II nuk mundi të frenonte gëzimin e saj më 30 korrik të vitit 1966 kur Anglia, e njohur si vendlindje e futbollit modern, më në fund fitoi Kupën e Botës.

Ndërsa shpërtheu festë e madhe brenda stadiumit “Wembley” dhe, po ashtu, nëpër rrugët e vendit, dukej se vetëm një njeri arriti të mbetej i qetë. Alf Ramsey, që kishte ideuar triumfin më të madh sportiv të vendit, kishte një buzëqeshje të ngrohtë në fytyrë, por në mënyrë të jashtëzakonshme, u përmbajt dhe qëndroi ulur në bankinë, përcjell Koha Ditore shkrimin e FIFA.com.

Momenti i Nobby Stilesit dhe Bobby Mooret duke ngritur trofeun “Jules Rimet” ka mbetur në kokën e çdo anglezi, por edhe ai i Ramseyt të frenuar pas triumfit të famshëm. “Gjenerali”, siç njihej ndryshe, posedonte një tru të mprehtë për futboll, ishte fleksibil në taktikën e tij, por ishte strikt në disiplinë dhe si teknik, ishte dukshëm para kohës. Por, ndoshta talenti i tij më i madh ishte aftësia për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.

“Ne do të fitojmë Kupën e Botës”, kishte thënë burri nga Essexi, kur mori drejtimin e përfaqësueses në vitin 1963.

Kurrë nuk u la në qetësi nga mediat, por prapë ishte shumë i respektuar. Humbja 5:2 nga Franca në eliminatore të Kupës së Shteteve Evropiane kishte bërë shumë bujë në media, që pyesin për emërimin e tij. Por, Ramsey, që në ditët e tij si futbollist ishte një mbrojtës i djathtë që luajti 32 ndeshje me Anglinë dhe fitoi titullin nacional me Tottenhamin, ishte i gatshëm të merrte rreziqe të mëdha duke larguar lojtarët e krahut, për të cilët futbolli anglez ishte identifikuar. Ai i zëvendësoi ata me një formacion jo të njohur 4-4-2, që bëri skuadrën e tij të njihej si “mrekulli pa krahë”.

Pavarësisht se çfarë kritika merrte nga mediat, besnikëria e Ramseyt ndaj lojtarëve të tij gjithmonë kthehej.

“Funksionoi në të dy mënyrat”, kishte shpjeguar mesfushori Nobby Stiles, që, me gjithë ndërhyrjen e ashpër ndaj organizatorit francez, Jacques Simon, gjatë fitores 2:0 të Anglisë në fazën e grupeve në Botërorin 1966, u mbështet nga seleksionuesi, ndonëse pati thirrje që të lihet jashtë skuadrës për çerekfinale. “Ai ishte besnik ndaj teje dhe për këtë arsye vrapoje edhe drejt murit për të. Nuk ishin vetëm lojtarët. Të gjithë tek Anglia po e bënin për Alfin. Para ndeshjes ndaj Argjentinës, isha në banjë dhe po vendosja thjerrëzat kur Harold Shepherdsoni, ndihmësi i Alfiet, hyri. Ai më kapi për fyti dhe më shtyu në mur e më tha, ‘Mos gabo të lësh Alfien në lloç’”.

Tejkalimi i pritjeve

Me gjithë parashikimet e Ramseyt, shumë nga ekspertët e futbollit nuk mendonin se Anglia, edhe si nikoqire, mund të fitonte turneun. Mbi të gjitha, vetë Ramsey ishte në përfaqësuesen e Anglisë si lojtar, kur pësoi humbjen më turpëruese nga SHBA-ja në Botërorin 1950 në Brazil.

Ndeshja e tij e fundit, tre vjet më vonë në “Wembley”, erdhi në ditën kur Hungaria e famshme e shkatërroi 6:3 në shtëpi. Në tre botërorët vijues – “Zvicër 1954”, “Suedi 1958” dhe “Kili 1962” – Anglia nuk kishte shkuar përtej çerekfinales…

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Lajmet e Fundit