29.2 C
Prizren
E premte, 10 Korrik, 2020

Alketa Ramaj fiton çmimin “Ardhje 2013”

AlketaRamaj-artisteArtistja Alketa Ramaj është fituesja e çmimit “Ardhje 2013” një çmim i përvitshëm në fushën e artit pamor dhënë nga T.I.C.A. Ky është një tjetër vlerësimin që Ramaj merr vetëm disa muaj pas çmimit të parë në konkursin “Onufri”, shkruan ‘Shqip’. Artistja prezantohej në këtë konkurs me një projekt video “Pa titull”, i cili reflektonte mbi marrëdhëniet në çift, shkruan Shqip.

Nën një tis poetik, Ramaj (edhe vetë e etur për ta kuptuar atë) synon të tregojë se, ajo që në fakt tingëllon si një rutinë monotone e të jetuarit bashkë është në vetvete një luftë e fshehtë për të dominuar, e frymëzuar nga pasiguria e cila nuk mund të shquhet mbi lëkurën e protagonistëve.

Alketa Ramaj jeton dhe punon mes Tiranës dhe Venecias ku edhe studion në Akademinë Arteve të Bukura atje prej vitit 2012. Ramaj është e diplomuar më hershëm në vitin 2006 nga Akademia e Arteve në Tiranë, në atelierin e profesorit Edi Hila dhe ka qenë një artiste aktive qysh prej përfundimit të studimeve.

Punët e saj janë ekspozuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë në hapësira dhe evente të ndryshme si: La Fenice Gallery, Venecia; një ekspozitë personale në 2012; “Onufri”; Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë “Çfarë i ndodhi Gjeneralit?”; Galeria FAP, Tiranë; “Mulliqi Prize”, Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë/Kosovë; “Feedback 1989”; Hotel Dajti, Tiranë, 2009; “Costructing Space”, Deutsche Welle, Berlin, Gjermani 2008; “Tirana-Transfer”, Badischer Kunstverein, Karlsruhe, Gjermani, 2006; “Tirana Bienale 3”, në bashkëpunim me Andreja Kuluncic, 2005. Ajo ka qenë disa herë finaliste e çmimit “Ardhje” dhe gjithashtu artiste në rezidencë e programit të T.I.C.A në vitin 2011. Momentalisht Ramaj është pjesë e programit të rezidencës pranë KulturKontaktAustria në Vjenë.

E udhëhequr nga kurioziteti dhe studimi i përhershëm e i pandërprerë i formave të reja të shprehjes, Ramaj me praktikën e saj artistike zbulon “mrekullueshëm” një pavarësi shembullore në implementimin e metodave të saj – ambicioze dhe kritike- të punës. Artistja ka përdorur mediume të ndryshme në praktikën e saj, duke filluar nga fotografia te video, piktura dhe së fundmi skulptura.

Pesë finalistët e këtij viti të çmimit “Ardhje” ishin artistët Endri Dani, Klodian Deda, Matilda Odobashi, Ivi Topp dhe Alketa Ramaj, e cila u shpall dhe fituese. Çmimi “Ardhje” si çdo vit i shërben ekspozimit dhe promovimit të artistëve të rinj në lëmin e arteve pamore në Shqipëri. I fokusuar në qasjet e artistëve të rinj shqiptarë, të cilat analizojnë nëpërmjet mediumeve të ndryshme zhvillimet, problemet dhe fenomenet e kohës në të cilën jetojmë.

Çmimi “Ardhje” organizohet që prej vitit 2007 nga T.I.C.A – Tirana Institute of Contemporary Art në bashkëpunim me FCS – Foundation of Civil Society, Nju Jork i cili i mundëson fituesit të çmimit një rezidencë artistike gjashtëjavore në Nju Jork, dhe mundësohet falë mbështetjes së FAVA.

- Advertisement -

Më Shumë

Dje asnjë i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Dje  nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 nga Malisheva. Në komunikatën e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është ngatërruar vendbanimi i...

‘Agjentët janë duke ëndërruar për një dyshe Messi-Ronaldo te Juventus’

Ish-sulmuesi i Barcelonës , Rivaldo ka dhënë disa versione mbi atë se çfarë mund të ndodh nëse Lionel Messi vendos të largohet nga “Camp...

Shpallet aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, dënohet me gjobë i akuzuari tjetër

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim...

OBM: Temperatura mesatare globale pritet të rritet me 1.5 gradë

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM), në studimin e saj më të fundit thekson se temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5...

Bilanci i Covid-19 në Kosovë: 4 mijë e 307 raste, 2 mijë e 95 të shëruar – 94 të vdekur

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 4.307 me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje...

Haxhi Shala lë Nisman, i bashkohet AAK-së

Deputeti Haxhi Shala nga sot është pjesë e AAK-së. “Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të...

Vetëm dje 12 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 12 fëmijë, transmeton portali "PrizrenPress". Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Haxhi Avdyli i LDK’së konfirmon se ka dalë pozitiv me Covid-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka...

Paralajmërimi i ‘zjarrtë’ i Taynës për këngën e re

Ndonëse i mungoi ndjekësve të saj, Tayna po kthehet me një projekt të ri muzikor. Ajo në Instagram ka hedhur një foto të shkëputur nga...

4 Korriku, 244 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Dyshoi se ishte prekur nga koronavirus, Afërdita Dreshaj publikon rezultatet e testit

Afërdita i është nënshtruar testit për koronavirus. Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka rezultuar negative në testin për koronavirus. Këtë gjë ajo e bëri të ditur...

Lajmi i fundit: 22 raste të reja me COVID-19 në Prizren

32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19! Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Inspektorati i Malishevës njofton pronarët e lokaleve se nuk lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot edhe njëherë përmes mjeteve të informimit, ashtu sikur janë njoftuar edhe drejtpërdrejtë, i njofton publikisht të...

Arilena shtrihet pranë shkëmbit (Foto)

Ajo një set të ri të fotografive e ka realizuar. Arilena Ara, në këto foto, duket shumë seksi, sepse, pozoi në formë provokative se kurrë...

Numri i turistëve nga Kosova, përgjysmë më i vogël se ai i një viti më parë

Numri i vizitorëve nga Kosova është përgjysmuar krahasuar me një vit më parë, megjithëse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm...

Lajmet e Fundit

Mbyllen dy furra buke në Malishevë, pronari rezultoi pozitiv me COVID-19

Dy furra buke në Malishevë janë mbyllur, pasi që pronari ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është njoftuar nga Komuna e Malishevës. “Inspektorati komunal në Malishevë,...

Testi i Maturës, në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë

Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët...

Datat kur do të luhen ndeshjet e Championsit, kalendari deri në finalen e Lisbonës

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për fazën më të rëndësishme të sezonit 2019-2020 të Champions League. Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë...

Prizreni zë vendin e parë për kurorëzime në Kosovë

Rreth 20 mijë persona janë kurorëzuar gjatë vitit 2019 në Kosovë. 95% e tyre kanë vendbanim të përhershëm Kosovën, ndërsa 5% e tyre jetojnë jashtë...

Prizren, pesë aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave për...