17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Ambasada amerikane në Berlin: Marrëveshjet e deritanishme Kosovë-Serbi lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, Kosova dhe Serbia sot janë pajtuar për arritjen marrëveshjes për hekurudhën Prishtinë-Beograd. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme në Mynih kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic me Marko Gjuriqin.

Për Ambasadën amerikane në Berlin me marrëveshjet e arritura deri tani është duke u bërë një progres historik sa i përket zhvillimit ekonomik, raporton Gazeta Express.

Përmes një reagimi në twitter thuhet se marrëveshje për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.

“ Presidenti Vucic dhe presidenti Thaçi iu bashkuan sot ambasadorit Grenell për të bërë progres historik në zhvillimin ekonomik. Marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhore dhe hekurudhore do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Berlin./GazetaExpress/

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperatura deri në 27 gradë

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale...

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Pas muajit të shenjët të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër...

Lajmet e Fundit