17.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Ambasadat gjermane përgatiten për fluksin e vizave

Më 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore Shumë vetë nga Shqipëria e Kosova që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane. Ministria e Jashtme tani i thotë DW-së se do të ketë përmirësime.

Deri më tani disa qindra mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur në Gjermani të punojnë përmes Rregullores së Ballkanit të qeverisë gjermane. Nga ekspertët ajo shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës.

Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW) në fillim të këtij viti kanë qenë të regjistruar afër 100.000 vetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që punojnë në punë të thjeshta në Gjermani dhe 60.000 të tjerë që kanë gjetur punë të kualifikuara. Por kjo rregullore e posaçme e qeverisë gjermane, e cila u ofrua si mundësi për të reduktuar numrin e refugjatëve nga vendet e Ballkanit në vitin 2015, përfundon në vitin 2020. Më 1 janar pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së.

Për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë. Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë. Kritika për kohëzgjatjen e vizës Ligji tingëllon si një premtim i bukur, por si do të arrish deri tek marrja e vizës?Sepse megjithëse Gjermania po ndjek një politikë të hapur në drejtim të sigurimit të fuqisë punëtore nga jashtë, realisht rruga e ardhjes si punëtor i rregullt në këtë vend është shumë e gjatë.

Viza është kthyer në pengesën kryesore për ardhjen në kohë të fuqisë së kualifikuar punëtore për sipërmarrjet gjermane. Deri në një vit e më shumë presin aplikuesit për vizë vetëm për marrjen e një orari për futjen e dokumenteve në ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit. Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK) e ka kritikuar së fundmi fenomenin e tejzgjatur të pritjes për vizë. Ekonomia gjermane ka pritshmëri të larta nga ligji për ardhjen e fuqisë punëtore, thuhet nga ky institucion.

Shumë firma kanë probleme të gjejnë fuqi punëtore. Prandaj DIHK kërkon që “qëllimi duhet të jetë shkurtimi i kohës së pritjes për një orar në ambasadë dhe marrjen e vizës nga sa është tani një vit deri në disa javë”, citon gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, DIHK. Sipas presidentit të DIHK, Erich Schweitzer, “sipërmarrjet e këtushme janë të varura nga ajo që nga viti 2020 të ketë vërtet procedura të përshpejtuara në rekrutimin e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE”. Këto shqetësime të Dhomës Gjermane të Tregtisë përkojnë me raportimet në media, se në vitet e ardhshme pritet ulje e fuqisë punëtore nga vendet e BE. Ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore e parashikon edhe procedurën e përshpejtuar për fuqinë punëtore, nëse kjo kërkohet nga punëdhënësi.

 

Reagim nga Ministria e Jashtme

Deutsche Welle ka pyetur Ministrinë e Jashtme Gjermane, se çfarë përgatitjesh po bëhen për përballimin e fluksit të mundshëm të kërkesave për vizë nga 1 janari 2020, kur hyn në fuqi, ligji për fuqinë e kualifikuar punëtore. Zyra e shtypit ka reaguar me një deklaratë ku thekson se “Ministria e Jashtme së bashku me aktorët e tjerë të përfshirë në procesin e vizës po përgatitet intensivisht para hyrjes në fuqi të ligjit për fuqinë e kualifikuar punëtore. Qëllimi i masave të ndryshme janë përmirësime të tjera në drejtim të eficiencës dhe mirësjelljes ndaj aplikuesve në procesin e vizës – kjo përmes zgjerimit të kapaciteteve, digjitalizimit të mëtejshëm dhe masave konkrete për zvogëlimin e procesit administrativ në procedurën e marrjes së vizës.”

Shumë aplikues për një vizë pune në ambasadat gjermane në Tiranë dhe Prishtinë ankohen për procedurat e gjata që rrezikojnë edhe vendin e punës që ata kanë arritur të gjejnë në Gjermani. Një nga kërkesat për marrjen e vizës që merr shumë kohë është njohja e kualifikimit profesional.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme Gjermane si rregull kërkohet që të interesuarit të kenë një njohje zyrtare të profesionit e menjëherë pas kësaj mund të kërkojnë vizë. Tani planifikohet të ngrihet një zyrë qendrore shërbimi për fuqinë punëtore që kërkon njohjen e kualifikimit. “Kjo qendër shërbimi do të këshillojë aplikuesit në vendet ku janë dhe do t’i shoqërojë ata në procedura përkatëse”, thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane. Por nëse këto masa do të japin efekt konkret për shkurtimin e kohës së pritjes për marrjen e vizës, këtë do ta tregojë viti i ardhshëm. DIHK gjermane ka kërkuar ndërkohë nga qeveria gjermane që të rrisë personelin në ambasadat gjermane dhe të krijojë kushtet për marrjen e fuqisë së kualifikuar punëtore nga jashtë./DW

- Advertisement -

Më Shumë

Wilder nuk është ende gati, WBC jep OK-in për derbin britanik

Triologjia e peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder është në dilemë. Boksieri amerikan nuk është ende gati për t’u rikthyer...

Shpallet aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, dënohet me gjobë i akuzuari tjetër

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim...

Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion, transmeton portali "PrizrenPress". Rasti ka ndodhur...

Policia bllokon hyrjet – katër trupa të pajetë nxirren nga Infektiva (Video)

Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së. Klan Kosova ka siguruar fotografi...

Hollywood me serial për “Haklajt” e Tropojës

Një serial i dedikuar ngjarjeve tragjike të Tropojës pritet të realizohet, ku protagonist kryesor do jetë Fatmir Haklaj dhe familja e tij. Njoftimi është bërë...

Spitali i Prizrenit po trajton 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin Rajonal në Prizren janë hospitalizuar 44 pacientë, 18 prej të cilëve janë me COVID-19, kurse 26 të tjerë me simptoma, duke i...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Mbyllet gastronomia nga ora 21:00 deri 5:00 të mëngjesit

Në takimin që pati kryeministri Avdullah Hoti me krerët e institucioneve shëndetësore ka marrë disa vendime. Ndër to është edhe mbyllja e lokaleve të gastronomisë...

Dje asnjë i prekur me COVID-19 nga Malisheva

Dje  nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 nga Malisheva. Në komunikatën e lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, është ngatërruar vendbanimi i...

Zyra e OKB-së ndihmon Malishevën me mjete mbrojtëse anti Covid-19

Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, sot e ka përkrahur Komunën e Malishevës, me një donacion me maska dhe...

214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 10 raste në Prizren

IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. 60 persona janë shëruar. Ndërsa,...

Juventus hedh sytë nga bomberi i Premierligës

Klubi i Juventusit ka disa kohë që flitet se do të afrojë një sulmues në merkaton e verës. Emra si Cavani, Dzeko apo dhe...

Mungojnë të pandehurit, shtyhet për kohë të pacaktuar gjykimi për sulm në një lokal në Suharekë

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ndaj të pandehurve për sulm,...

IKSHPK: Virusi është kudo, ju lutemi përmbajuni rekomandimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve, sepse virusi është...

I huaji më i mirë, Salah futet në historinë e Premier League

Çështja e titullit kampion është mbyllur, Liverpool ia doli të rikthente trofeun e madh të futbollit anglez në “Anfield” pas 30 vitesh dhe tani...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 22 pacientë me COVID-19, shkruan “PrizrenPress”. 270 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në QKUK dhe...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...