14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Analet e një qyteti të kapur

Nga Mytaher Haskuka

(1) bllokimi

Në ditët e para të qeverisjes posa kisha emëruar drejtorët, kuptuam që ishte një vendim i gjykatës i cili pezullonte Planin Zhvillimor Komunal dhe Planet e Hollësishme Urbane si pasojë e një padie që e kishin bërë Hekurudhat e Kosovës. Ky vendim si masë e përkohshme ishte dhënë gjatë kohës kur PDK ankohej për të zvarritur rezultatet e zgjedhjeve, pra vendimi ishte dhënë kur këta që e kishin kapur qytetin dhe shtetin kuptuan që po e humbin pushtetin.

Vendimi i gjykatës që pezullonte Planin Zhvillimor Komunal dhe Planet Urbane nuk ishte e thjeshtë, ngase kjo implikonte që ne si Komunë e Prizrenit nuk mund të jepnim leje ndërtimore, pra në vendet ku ka plane rregullative nuk mund të lëshonim leje ndërtimore, ndërsa në vende ku nuk kishte plane rregullative mund të lëshonim lejet.

Ishin dy mendime, e para që ne të bënim kishe nuk e kemi parë vendimin e gjykatës dhe të vazhdonim me dhënien e lejeve dhe e dyta që të ndërprenim dhënien e lejeve ndërtimore.

Në konsultim me disa pjesëtarë të “shoqërisë civile” më sygjeronin të vazhdojmë ngase ishte shumë me rëndësi që qytetarët të mos dëmtohen duke marr parasysh që inspektorati nuk lejonte ndërtime pa leje dhe që të shihet se Komuna po punon. Por një gjë e tillë do të mund të kishte implikime ligjore dhe do të mund të ngrihej padi ndaj nesh për mosrespektim të vendimit për masë të përkohshme.

Unë vendosa për opcionin e dytë, pra për respektimin e masës së përkohshme dhe të fillonim negociatat me Hekurudhat e Kosovës për një ujdi. Në ndërkohë pas shumë takimeve me Hekurudhat arritëm një marrëveshje ku Komuna e Prizrenit merrte edhe obligime që nuk janë përgjegjësi komunale vetëm e vetëm që të zhbllokonim qytetin. Pas tre muajsh, në mars arritëm një marrëveshje dhe kërkuam që të mbahet seanca gjyqësore që të hiqet masa e përkohshme. U deshtën më shumë se tre muaj që kjo seancë të mbahet dhe që të hiqet masa e ndalimit.

Në ndërkohë, PDK na kritikonte që e kishim bllokuar qytetin ngase nuk lëshonim leje ndërtimore dhe nuk lejonim ndërtime pa leje. Ata përhapnin thashethëme që kjo bëhej për të bllokuar qytetin. Pra PDK-ja na akuzonte për një problem që e kishte shkaktuar vetë qeverisja e saj në Prizren.

Për të shpjeguar situatën, organizuam konferenca për shtyp, bëmë njoftime për media dhe intervista, por asnjë akter i shoqërisë civile nuk u prononcua apo nuk e ndau të vërtetën për bllokimin e Prizrenit nga strukturat që e kanë kapur shtetin.

Injorimi i qëllimshëm, apo nga frika e mosdija? Nuk e di… por të thuash që mandate kam sundimin e të drejtës dhe interesin publik e të mos jesh në anën e të drejtës, të mos veprosh e as të prononcohesh për një problem që e bllokoi Komunën e Prizrenit dhe qytetarët e Prizrenit për muaj, nuk ka shpjegim.

Më vonë kuptova që ky ishte kurthi i parë që shteti i kapur na kishte bërë qeverisjes sonë, ashtu që të na ngrisnin padinë për mosrespektim të vendimit gjyqësor, e pastaj skenari dihej, kërkim shkarkim nga këta që “mandatin” e kanë formalitet të “sundimit të ligjit” në një shtet të kapur.

Në ndërkohë PDK na akuzonte për bllokimin e qytetit, për një proces gjyqësor e cila ishte shkaktuar nga keqqeverisja e tyre, nga padia e një kompanie publike e cila ishte nën kontrollin e PDK-së, dhe gjyqësori që nuk mbajti senacën gjyqësore për 6 muaj vetëm e vetëm që ta bllokonte Komunën e Prizrenit.

Çdo pengesë dë të tejkalojmë, cdo bllokadë do të zhbllokojmë, ngase Prizreni ka treguar guximin dhe meriton më të mirën, së bashku vvazhdojmë!

Të dashur qytetarë, në ditët në vijim vazhdojmë me çudirat e një qyteti të kapur…

Më Shumë

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël,...

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Lajmet e Fundit