11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ansambli i Shkodrës rrëmben trofeun në Prizren

“Kënga Qytetare na bashkon në Prizren” është festivali që, për të dytin vit radhazi, mbahet në Prizren. Aktiviteti që u zhvillua në shtëpinë e kulturës “Xhemaijl Berisha”, mblodhi 7 ansamble nga: Ohri, Shkodra, Përmeti, Kumanova, Kotori, Elbasani dhe Gjakova, së bashku me organizatorin e festivalit, ShKA “Agimi”.

Edhe për këtë vit, qyteti i Prizrenit u bë vendtakimi i artdashësve të këngës së vjetër qytetare.

 

Në këtë festival morën pjesë ansamble nga i gjithë Ballkani, duke prezantuar këngën e vjetër qytetare të trevave prej nga vijnë.

Edicioni i dytë kushtuar muzikës popollure, paraqiti njëkohësisht edhe zgjerimin e festivalit në nivel ndërkombëtar.

 

 

Festivali u mbajt për dy net radhazi, më 16-17 tetor, përkrahur nga ministria e Kulturës dhe Sportit, si dhe përkrahjen e shumë donatorëve.

Ansambli “Mark Kaftalli ” nga Shkodra, fitoi çmimin kryesor të festivalit. Çmimi i dytë, iu akordua ansamblit “Sazet e Këlcyrës” Përmet, ndërsa çmimi i tretë, ansamblit “Bisernicë Boke” nga Kotori. /Konica.al

Më Shumë

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Lajmet e Fundit