-0.7 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2020

Anton Quni: E filluam mirë, por e dreqosëm

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka folur rreth prishjes së raporteve mes dy partnerëve qeverisës, Vetëvendosje dhe LDK-së.

Ai tha se filloi mirë, por u dreqos, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, Quni shpreson për urtësi edhe në partinë e tij e edhe në partinë e Albin Kurtit.

Ai madje shkroi se kur dy palë lidhin miqësi dhe urojnë për mbarësi dhe i gëzohen suksesit të njëra-tjetrës, ka të armiq që e gërryejnë këtë lidhje.

Ministri nga Prizreni tha se ka edhe ndarje me hije dhe se prapë në të ardhmen, VV dhe LDK, mund t’i duhen njëra-tjetrës.

Statusi i plotë:

E filluam mirë dhe e dreqosëm, tani të tregohemi të urtë!

Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për t’u siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për t’u realizuar suksesshëm.

Por, partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok.

Për ta ndërtuar besimin, që të dy ata e fillojnë ditën dhe e mbarojnë së bashku. Në mjes urohen për ditë të mbarë e në mbrëmje i gëzohen suksesit.

Por, jo të gjithë i gëzohen kësaj pune. Ziliqarët, ngatërrestarët e deri tek armiqtë nga frika e lakmia që ta gërryejnë miqësinë me kërcënime, lekë, grada e tituj. Disa nga mashkujt dhe bijat e të zotëve të shtëpisë frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë dhe bëhen argat të së keqes. Ngrehin dyshime në zotin e shtëpisë dhe në aleatin e tij. Besa fillojnë dhe i servilosen të zotit të shtëpisë kinse për ta mbrojtur nga miku -“armiku” i tij.

E kush më shumë, e kush më pak e sjellin në dyshim miqësinë deri në histeri sa që më nuk dihet kush e nisi dhe pse e nisi.

Të tjerët përreth fillojnë ti fërkojnë duart, e herë i japin të drejtë njërit e herë tjetrit duke ua rrahur shpatullat.

Të zotët e shtëpisë, të shtrënguar nga sherret e anëtarëve të shtëpisë, më nuk munden me e shiku njëri – tjetrin në sy. Turpërohen ose acarohen, nguten apo hezitojnë, masin e çmasin.

Disa nga jashtë presin që aleatët t’i kryqëzojnë shpatat mes veti, e qe besa luten që të dytë të bien përdhe.

Nëse njëri del fitues, do t’i ofrojnë miqësi duke e bindur se e ndihmuan ata për çka meritojnë të shpërblehen.

Por, vjen një moment vendimtar, që të zotët e shtëpisë ulen dhe tregojnë urtësinë e tyre duke kujtuar se ishin betuar të respektojnë rregullat e kodet mbi të cilat kishin ngritur aleancën e tyre për të mirën e komunitetit.

Vjen koha kur ata ulin armët e fillojnë të dëgjojnë me kujdes njëri-tjetrin.

Nëse jo më shumë, së paku një armëpushim përballë një rreziku më të madh i cili nuk njeh moshë, gjini, parti e fe.

Të urtit e të diturit i kërkojnë falje njëri-tjetrit, besa edhe falin.

Shtrëngimi i duarve në mes tyre është shpresë për të moshuarit, të sëmurit, skamnorët, të papunët dhe të rinjtë.

Të tillët e kanë bekimin e Zotit kurse e keqja ju rri larg.

Ja, unë fola.

Fola për ju që e donit qëndrimin tim.

Kam folur edhe me të zotin e shtëpisë dhe me të tjerët e shtëpisë time.

Ata e dinë sa mundem dhe deri ku mundem.

Unë i besoj të zotit të shtëpisë time, besoj se ai do t’i jep rrugë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, nuk do ta rëndoj mikun më të cilin bashkëpunuam e uroj që edhe ai të ketë urtësinë sa mos t’na rëndojë askënd nga ne.

Në fund edhe po u ndamë, të ndahemi si ka hije, sepse ka edhe ndarje me hije.

Nuk i dihet, ndajmë një nënqiell dhe ndoshta nesër do t’i duhemi prapë njëri-tjetrit.

- Advertisement -

Më Shumë

Haskuka raporton për masat e marra kundër virusit COVID-19

Kryetari i Kmunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një konferencë për media, ka folur për masat që janë marrë kundër virusit COVID-19. “Në Komunën tonë...

Rrëzimi i qeverisë/ Artan Abrashi: Puç institucional i pashembullt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Artan Abrashi, e ka vlerësuar si një puç institucional të pashembullt rrëzimin e qeverisë “Kurti” në Kosovë. “Kjo iniciativë...

Kadare: Eposi ynë evropian

Mrekullisë së “Eposit të Kreshnikëve” nuk do t’i shpëtonte as gjeniu i letërsisë shqipe, Ismail Kadareja. Do të ishin vitet 70-të ato kur në...

Në Spanjë janë të bindur për rifillimin e kampionatit

Skenare të ndryshme, hipoteza dhe thashetheme të shumta po qarkullojnë ditët e fundit për mbarëvajtjen e sezonit aktual në ligat kryesore europiane, për shkak...

Erdogan beson se Turqia do ta ngadalësojë coronavirusin brenda 2-3 javësh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së coronavirusit brenda dy ose...

Kërkohet ulje e pagave në sektorin publik për t’i ndihmuar punëtorët e sektorit privat

Komuniteti i bizneset dhe odat ekonomike po kërkojnë nga qeveria në detyrë alokimin e së paku 300 milionë eurove për fazën emergjente të mbështetjes...

Trumpi thotë se New Yorku nuk ka nevojë të jetë në karantinë

Vetëm pak orë pasi bëri thirrje për izolimin total të New Yorkut, presidenti Donald Trump, ka tërhequr thirrjet e tij, duke thënë se ky...

COVID-19/ Pacientja ndërron jetë në Spitalin Infektiv, shkon në 6 numri i të vdekurve në Shqipëri

Një paciente 71-vjeçare nga Tirana është viktima e radhës e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në 6 numrin zyrtar të viktimave. Ministria e Shëndetësisë...

Begaj: Malisheva më e prekura nga koronavirusi, na duhet më shumë ndihmë

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se shpreson që të mos përkeqësohet gjendja nga koronavirusi në komunën e tij. Duke qenë se Malisheva është një...

Ky është orari i ri i qarkullimit në Kosovë për shkak të CoVid-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes...

Edhe 8 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, në total 71 të infektuar

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, nga 34 mostra të testuara, janë konstatuar pozitive tetë raste të reja me koronavirus. Rastet e konfirmuara pozitive,...

Gjykata Kushtetuese: Vendimi i Qeverisë Kurti për “orën policore”, antikushtetues

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në lidhje me kërkesën e Presidentit për vlerësimin e përputhshmërisë së vendimit të qeverisë me Kushtetutën e Kosovës.Gjykata...

Prizren, një muaj paraburgim për dhunë fizike ndaj vëllait

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarit N.B. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas...

“Kush pështyn pjatën e lirisë, lëpin sahanin e robërisë”

Thënie të pavdekshme nga Dritëro Agolli: “Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi...

Vendimi i Qeverisë për ndihmën financiare duhet t’i përfshijë edhe avokatët

Gent Gjini Pasi që jemi në një situatë të padëshiruar pandemie, e shfaqur nga korona virusi një prej pasojave që ka lënë dhe ende vazhdon...

Liverpool në panik, presidenti i UEFA-s nuk e mohon hipotezën e pabesueshme

Futbolli është në kaos. Federatat po bëjnë të pamundurën për të mbyllur kampionatet e ndërprera në mes, por fitorja ndaj koronavirusit është ende larg...

Lajmet e Fundit

Arrestohet Mytaher Haskuka, nuk e respektoi orën policore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, është arrestuar nga policia, për mosrespektim të orës policore. Arrestimi i tij, është bërë rreth orës 23:00, gjatë kohës sa...

Joshua me dedikim për punëtorët shëndetësorë: Ju jeni heronjtë e vërtetë

Anthony Joshua ka bërë një dedikim ndaj punonjësve shëndetësorë, në kohën kur ata po zhvillojnë luftë të vazhdueshme me krizën e coronavirusit. Kampioni i botës...

E konfirmon menaxheri i Muriqit: Jemi në bisedime, Vedati synon të luajë në Itali

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, e ka për qëllim kryesor të luajë në Serie A dhe është në bisedime me disa klube për një...

E tepron Olivia, tregon gjoksin nga karantina

Olivia Buckland ka bërë disa foto tepër të nxehta në të brendshme të tejdukshme derisa po kalon ditët në vetizolim. Fotot po shkonin mirë...

Malishevë: I prekuri i parë me koronavirus është shëruar

Sipas të dhënave të konfirmuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, një pacient nga Komuna e Malishevës, që ishte prekur me COVID-19, është shëruar...