6.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2020

Anton Quni: E filluam mirë, por e dreqosëm

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka folur rreth prishjes së raporteve mes dy partnerëve qeverisës, Vetëvendosje dhe LDK-së.

Ai tha se filloi mirë, por u dreqos, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, Quni shpreson për urtësi edhe në partinë e tij e edhe në partinë e Albin Kurtit.

Ai madje shkroi se kur dy palë lidhin miqësi dhe urojnë për mbarësi dhe i gëzohen suksesit të njëra-tjetrës, ka të armiq që e gërryejnë këtë lidhje.

Ministri nga Prizreni tha se ka edhe ndarje me hije dhe se prapë në të ardhmen, VV dhe LDK, mund t’i duhen njëra-tjetrës.

Statusi i plotë:

E filluam mirë dhe e dreqosëm, tani të tregohemi të urtë!

Kur dy zot shtëpie lidhin miqësi, partneritet apo koalicion, e bëjnë këtë për t’u siguruar se do t’ia dalin në arritje të synimit i cili kërkon bashkim për t’u realizuar suksesshëm.

Por, partneriteti ka rregulla, kode dhe norma të shkruara e të pashkruara mbi të cilat ndërtohet besimi reciprok.

Për ta ndërtuar besimin, që të dy ata e fillojnë ditën dhe e mbarojnë së bashku. Në mjes urohen për ditë të mbarë e në mbrëmje i gëzohen suksesit.

Por, jo të gjithë i gëzohen kësaj pune. Ziliqarët, ngatërrestarët e deri tek armiqtë nga frika e lakmia që ta gërryejnë miqësinë me kërcënime, lekë, grada e tituj. Disa nga mashkujt dhe bijat e të zotëve të shtëpisë frikësohen, mashtrohen dhe lakmojnë dhe bëhen argat të së keqes. Ngrehin dyshime në zotin e shtëpisë dhe në aleatin e tij. Besa fillojnë dhe i servilosen të zotit të shtëpisë kinse për ta mbrojtur nga miku -“armiku” i tij.

E kush më shumë, e kush më pak e sjellin në dyshim miqësinë deri në histeri sa që më nuk dihet kush e nisi dhe pse e nisi.

Të tjerët përreth fillojnë ti fërkojnë duart, e herë i japin të drejtë njërit e herë tjetrit duke ua rrahur shpatullat.

Të zotët e shtëpisë, të shtrënguar nga sherret e anëtarëve të shtëpisë, më nuk munden me e shiku njëri – tjetrin në sy. Turpërohen ose acarohen, nguten apo hezitojnë, masin e çmasin.

Disa nga jashtë presin që aleatët t’i kryqëzojnë shpatat mes veti, e qe besa luten që të dytë të bien përdhe.

Nëse njëri del fitues, do t’i ofrojnë miqësi duke e bindur se e ndihmuan ata për çka meritojnë të shpërblehen.

Por, vjen një moment vendimtar, që të zotët e shtëpisë ulen dhe tregojnë urtësinë e tyre duke kujtuar se ishin betuar të respektojnë rregullat e kodet mbi të cilat kishin ngritur aleancën e tyre për të mirën e komunitetit.

Vjen koha kur ata ulin armët e fillojnë të dëgjojnë me kujdes njëri-tjetrin.

Nëse jo më shumë, së paku një armëpushim përballë një rreziku më të madh i cili nuk njeh moshë, gjini, parti e fe.

Të urtit e të diturit i kërkojnë falje njëri-tjetrit, besa edhe falin.

Shtrëngimi i duarve në mes tyre është shpresë për të moshuarit, të sëmurit, skamnorët, të papunët dhe të rinjtë.

Të tillët e kanë bekimin e Zotit kurse e keqja ju rri larg.

Ja, unë fola.

Fola për ju që e donit qëndrimin tim.

Kam folur edhe me të zotin e shtëpisë dhe me të tjerët e shtëpisë time.

Ata e dinë sa mundem dhe deri ku mundem.

Unë i besoj të zotit të shtëpisë time, besoj se ai do t’i jep rrugë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por, nuk do ta rëndoj mikun më të cilin bashkëpunuam e uroj që edhe ai të ketë urtësinë sa mos t’na rëndojë askënd nga ne.

Në fund edhe po u ndamë, të ndahemi si ka hije, sepse ka edhe ndarje me hije.

Nuk i dihet, ndajmë një nënqiell dhe ndoshta nesër do t’i duhemi prapë njëri-tjetrit.

- Advertisement -

Më Shumë

Këshillim përmes telefonit, Komuna e Prizrenit organizoi trajnim për psikologët

Departamenti i psikologjisë ka organizuar një webinar me datat 31 mars dhe 1 prill 2020 për psikologët që do të ofrojnë këshillim përmes telefonit...

Anton Quni takohet me Vjosa Osmanin

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni është takuar sot me kryetaren në detyrë të Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani me të cilën ka...

Ministrja Dumoshi caktoi vlerën financiare për poentimin e pikëve për federatat, sportistët e trajnerët

Sipas legjislacionit për sportin dhe financimin e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar sot dy...

Morena me pozë në të brendshme para tavolinës plot, shan duke përmendur lokacionin

Morena Taraku shan derisa shfaqet joshëse nga dhoma përplot ushqim. Modelja e cila tani po merret edhe me muzikë, Morena Taraku, së fundmi ka qenë...

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

UP-ja thotë se është e parealizueshme mbajtja e provimeve të afatit të prillit në këtë fazë

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar për orarin e mbajtjes së provimeve. Sipas njoftimit për media, UP thotë se duke u bazuar në situatën e krijuar...

Prizren/ Vajza përkujton babain në 21-vjetorin e rënies: Për shkak të koronavirusit nuk organizuam homazhe

Teuta Muji ka përkujtuar babain në 21-vjetorin e rënies për liri. Por, ky vit është i zymtë për familjen për shkak të gjendjes me koronavirus...

Masat mbrojtëse po injorohen nga qytetarët në Prizren, dhjetëra të arrestuar

Qendra e qytetit të Prizrenit ka qenë e mbushur me qytetarë të cilët kanë dalë në shëtitje. Konfirmimi i rasteve të para me Covid-19 në...

Pako Emergjente: Qeveria do t’i transferojë paratë në llogari të punëtorëve, jo të shefave

Këtë javë, Qeveria e Kosovës miratoi pakon emergjente përmes të cilës përfshihet mbështetja financiare për bizneset në Kosovë. Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve,...

Erdogan: Pagën time për 7 muaj do t’ia fali popullit tim

Presidenti i Republikës së Turqisë sot në një komunikatë për media e hapi kampanjën ” Solidariteti Kombëtar”. Situata në Turqi po vështirësohet dita ditës për...

Vetëplagoset një person në Prizren

Një person është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Shpenadi të Prizrenit. “I dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që i njëjti me...

Objektivi ambicioz i UEFA-s, Champions League të përfundojë deri në 15 gusht

Nuk do të jetë e lehtë, ndoshta një utopi. Pavarësisht pandemisë globale të koronavirusit, objektivi, apo ëndrra e UEFA-s mbetet përfundimi i këtij sezoni...

SHBA, vatra e re e Coronavirusit: Spitalet e New Yorkut në kaos, pacientët shtrihen në korridore

SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve. Pamje...

“Tani nuk është koha të mendoni për atë që nuk keni…”

Me këtë frazë Ernest Heminguej na bën thirrje të mos dorëzohemi, edhe kur pengesat që jeta vë para nesh duken të pakapërcyeshme. Shprehja e...

Kujtohet masakra e Pastasellës

Masakra e fshatit Pastasellë të Rahovecit është një nga më të tmerrshmet që kanë kryer forcat kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin...

Një lajm i trishtë, vdes futbollisti 16 vjeçar

Një lajm i trishtë vjen sot për botën e futbollit, teksa mësohet se është ndarë nga jeta Valentino Druzinec.16-vjeçari cilësohej si e ardhmja e...

Lajmet e Fundit

Gashi: Kurti vazhdon ta shkelë Kushtetutën dhe ta cenojë veriun e vendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka akuzuar kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin për situatën e krijuar në veri,...

Këngëtarja turke vdes pas 288 ditëve grevë urie

Pas 288 ditësh grevë urie, këngëtarja turke Helin Bolek ka ndërruar jetë, shkruan KultPlus. 28-vjeçarja e kishte nisur protestën e saj mbi nëntë muaj më...

Zafir Berisha: Haskuka ia humbi Prizrenit 500 mijë euro

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka lëshuar akuza në drejtim të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka. Sipas tij, Haskuka ia ka humbur Prizrenit...

Fjala thuhet një herë

Shkruan: Enver Sulaj Dashuria âsht si fletë pentagrami, Ku gërmojmë arkeologjinë e harrimit. Nuk fshihet nga truni ajo fytyrë, As pritjet, As andrrat, As trishtimi i bukur. Në mot, Dielli ka me...

Trumpi refuzon ta bartë maskën, thotë se udhëzimet janë “vullnetare”

Në SHBA ka vazhduar debati sa u përket rekomandimeve për bartjen e maskave në kohën e pandemisë së koronavirusit. Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë...
Do NOT follow this link or you will be banned from the site!