20.3 C
Prizren
E mërkurë, 15 Korrik, 2020

Anton Quni: LDK-ja shënoi rritje për afro 4 mijë vota në Prizren

Është i kënaqur me rezultatin që LDK-ja shënoi në zgjedhjet e 6 tetorit në Prizren. Tregon se në këto zgjedhje LDK-ja në këtë qytet shënoi rritje,  për afro 4 mijë vota.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka folur për herë të parë për procesin zgjedhor të  6 tetorit.

Ai shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse ka pritur mbështetje edhe më shumë.

“Sa i përket rezultatit zgjedhor, kemi shënuar rritje diku 3 deri në 4 mije vota në Prizren”, tregon Quni për “PrizrenPress”.

“Këto janë përllogaritjet tona të para, ndërkohë që presim përfundimin e numërimit të votave me kusht, postë dhe të diasporës”.

Anton Quni, në qershor të këtij viti, u zgjodh kryetar i LDK-së në Prizren.

Në zgjedhjet e 6 tetorit është rizgjedhur edhe deputet.

Ai, tregon se dëshira e tij ka qenë që LDK-ja në Prizren të shënoi rritje më të madhe.

“Do të kishim dashur që rritja të ishte më e madhe, por ishin vetëm dy muaj që kisha ardhur në krye të LDK’ së në Prizren, dhe menjëherë u futëm në zgjedhje”.

“Po të kishim pasur kohë pak më gjatë për përgatitje do të kishim dal edhe më mirë”.
Quni beson se LDK-ja do të rikthehet fuqishëm në Prizren.

“Një rritje e tillë për një kohë të shkurtër angazhimi është sinjal se LDK në Prizren, së shpejti do të rikthehet fuqishëm”.

Ai, falënderon kryetarin e Shtabit Zgjedhor, Hanifi Muharremin për angazhimin që ka treguar në zgjedhjet e fundit.

“Gjatë ditëve të fushatës tek ne ka dominuar fryma e bashkëpunimit ekipor, entuziazmi e përkushtimi në krye me shefin e Shtabit Zgjedhor, Hanefi Muharremi, të cilin e falënderoj për angazhimin e tij, 24 orësh”.

“Po ashtu respekt edhe për djemtë e vajzat e reja si dhe qindra aktivistë që kanë bërë punë të jashtëzakonshme në këto zgjedhje”.

“Angazhimi i të gjithëve mundësi rritjen e LDK’ së në Prizren dhe ky angazhim do të vazhdojë çdo ditë, për ta bërë LDK-në forca e parë në Prizren, në zgjedhjet e ardhshme”.

Quni flet edhe për parregullsitë që janë shënuar në zgjedhjet e 6 tetorit në Prizren.

“Nëpërgjithësi nuk pati parregullsi dhe as incidente, mirëpo çka na ka shqetësuar dhe mendoj se edhe na ka dëmtuar në vota ka qenë mënyra se si ua kanë ndërruar dhe kanë shpërndarë votuesit nga disa qendra të votimit në qytete e nëpër fshatra përreth”.

“Ankesa të tilla ka pasur jashtëzakonisht shumë, sidomos në qendrën e votimit ‘Abdyl Frasheri” në ‘Ortakolli’, ku votuesit e kësaj qendreje figuronin si votues nëpër fshatra të Hasit”, tregon Quni./PrizrenPress.com/

- Advertisement -

Më Shumë

Barcelona ende beson se do ta zërë Real Madridin në garë për titull

Arturo Vidal është zotuar se Barcelona do të luftojë deri në fund për titull në La Liga, pas fitores së vështirë 1:0 kundër Real...

Prizreni me vetëm tri raste të reja me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar vetëm tri raste të...

Vidhen 40 metra rrethoja të metalta në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka raportuar se në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë vjedhur rreth 40m rrethoja të metalta të autostradës,...

Në frontin e luftës me COVID-19, pamje të pacientëve në Klinikën Infektive

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Ekipi i...

Hoti flet për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar dërgimin para deputetëve të Kuvendit të projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. “Shpejt në...

Presidenti para hyrjes në Speciale: Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja, ky është çmimi i lirisë

Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në Prokurorinë Speciale të Hagës, në orën 13:00 Para pak çasteve, Presidenti Thaçi ka arritur pranë objektit të Prokurorisë së...

MPB: Vulat apostile nga nesër ofrohen edhe në Prizren

Agjencia e Regjistrimit Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme për disa ditë radhazi është detyruar të mbyllë dyert për shërbime në...

Gattuso: Milik dëshiron largimin nga Napoli

Trajneri i Napoli-t, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se sulmuesi Arkadiusz Milik, dëshiron largimin nga “San Paolo”. Që disa muaj, Milik është i lidhur me largimin...

Kadare bën bujë, me dy romanet “tipike”

“Droit et Liberté” ka botuar, më 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë, botuar asokohe...

Doli nga shtypi libri më i ri i Agim Vincës “Ditari i Pandemisë”

Doli nga shtypi, në botim të shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina, libri më i ri i Profesor Agim Vincës: “DITARI I PANDEMISË. Rrëfime nga...

Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion, transmeton portali "PrizrenPress". Rasti ka ndodhur...

OVL UÇK sot organizon protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës organizon sot protesta në të gjitha qytetet e vendit tonë në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj...

Oriola Marashi me bikini në top-formë

Modelja e njohur Oriola Marashi është ndër femrat më të komentuar shqiptare për shkak të fotografive provokuese që i publikon. Në fotografitë e fundit të...

MSH-ja legalizon testimin rapid, ekspertët vënë në dyshim përdorimin për diagnostikim

Brenda disa javësh Ministria e Shëndetësisë ka promovuar dy qëndrime kontradiktore për testimin rapid (të shpejtë). Qeveria Kurti nuk kishte lejuar përdorimin e këtyre...

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Malishevë: Ndërron jetë veterani i luftës Mehmet Kastrati, i prekur me COVID-19

Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë i Komunës së Malishevës. "I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej...

Lajmet e Fundit

Si të rihapen shkollat: Mësimet nga shkenca dhe shtetet e tjera

Pasi që shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë rifillimin e mësimit në klasa, sfida e tyre po komplikohet me disa pasiguri...

COVID-19 në Prizren: 400 raste të konfirmuara, 222 të shëruar dhe 18 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar tabelën me të dhënat e fundit lidhur me koronavirusin në të gjitha komunat e Kosovës Përmes kësaj tabele, kjo ministri...

Dita e tretë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë

Rreth 12 orë brenda dy ditësh, presidenti i vendit Hashim Thaçi është intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Për dallim nga dita e hënë...

Vdes pasi i ngec ushqimi në fyt

Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë ku një person është gjetur i pa jetë. Burime nga policia bëjnë me...

MSH-ja legalizon testimin rapid, ekspertët vënë në dyshim përdorimin për diagnostikim

Brenda disa javësh Ministria e Shëndetësisë ka promovuar dy qëndrime kontradiktore për testimin rapid (të shpejtë). Qeveria Kurti nuk kishte lejuar përdorimin e këtyre...