13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Anton Quni: Me 17 Shkurt, u realizua ëndrra e luftëtarëve të UÇK-së dhe angazhimi i Rugovës

Ministër i Mbrojtjes, Anton Quni, premton se do të angazhohet që bashkarisht të përbushë pritjet e Republikës së Kosovës.

Ai, tha se ky shtet është ndërtuar mbi gjakun familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Për kurorëzimin e Pavarësisë, Quni thotë se meritor është edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

“17 shkurti i vitit 2008 kurorëzoi me sukses angazhimin e jashtëzakonshëm politik e diplomatik të presidentit historik, Ibrahim Rugova”, shkruan Quni, transmeton “PrizrenPress”.

”Republika e Kosovës u shpall shtet i pavarur e sovran me mbështetje nga miqtë e aleancat më të fuqishme botërore që i kishte lidhur Presidenti”.

“Shteti më i ri në Evropë, u ngrit mbi gjakun e flijimit më të madh për liri që historia botërore kish parë ndonjëherë, atë të një familjeje të tërë, familjes së komandantit legjendar Adem Jashari”.

“Më 17 Shkurt 2008 ëndrra e luftëtarëve të UÇK-së po realizohej, sakrifica, gjaku, torturat, vrasjet, dhunimet dhe plagët e një populli të tërë po shpërbleheshin me krijimin e shtetit tonë të pavarur”.

“Ajo ditë na bashkoi të gjithëve pa dallim, na bëri tok për ta festuar ngjarjen më të rëndësishme të jetës tonë, pas asaj të çlirimit”.

“Kultura, qetësia dhe sjellja dinjitoze që treguam gjatë festimeve, mahniti gjithë botën mbarë që edhe njëherë kishte drejtuar sytë nga Kosova që po jetonte ëndrrën shekullore të shumë brezave”.

“Që nga atëherë, kemi kaluar nëpër vështirësi, ngecje dhe probleme të shumta, por askush dhe asgjë nuk ka arritur të na e zbehi besimin në shtetin tonë dhe dashurinë që ndjejmë për të”.

“Angazhimi ynë i pandalshëm është që Republikën e Kosovës ta zhvillojmë ekonomikisht dhe ta inkuadrojmë në organizmat euroatlantik”.

“Si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, uroj pjesëtarët e FSK-së të cilët tashmë janë dëshmuar se janë në gjendje tu dalin zot qytetarëve kurdo që ka nevojë, por synim i yni mbetet avancimi dhe përgatitja FSK’s për anëtare të NATO-së, ndonëse Kosova vazhdon të jetë e bekuar me prezencën e KFOR-it që angazhohet 24 orë për sigurinë e Republikës”.

“Në këtë urim, nuk mundem pa falënderuar dhe uruar ata që angazhohen edhe kur ne të tjerët festojmë; AKI, policinë, zjarrfikësit, doganierët, mjekët e shërbyesit tjerë të emergjencave”.

“Për fund dua ta përsërisë zotimin se në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik, do të punojmë e angazhohemi maksimalisht, deri sa të arrijmë që ti përmbushim pritjet e përbashkëta për Republikën e Kosovës, në të cilën qytetarët duan të jetojnë krenar e dinjitetshëm”.

“Mirëqenia e qytetarëve dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh, busulla orientuese me e qartë, energjia pozitive që do të na shtyej para në cdo hap tonin”./PrizrenPress.com/

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Më Shumë

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Lajmet e Fundit