10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Arabia Saudite kërkon nga myslimanët që t’i shtyjnë rezervimet për haxh

Arabia Saudite ka kërkuar nga myslimanët që planifikojnë të marrin pjesë në peligrinazhin e Haxhit që t’i shtyjnë rezervimet për shkak të pasigurisë lidhur me koronavirusin.

Ministri i Haxhit, Mohammed Banten, ka thënë se mbretëria është e shqetësuar për sigurinë e pelegrinëve, prandaj ka lutur njerëzit që “të presin edhe pak kohë para së të nënshkruajnë marrëveshje”.

“Arabia Saudite është plotësisht e përgatitur t’i shërbejë haxhilerëve dhe kërkuesve të Umrës në të gjitha rrethanat. Por, në rrethanat aktuale, ndërsa po flasim për pandeminë globale – nga e cila e kemi lutur Zotin që të na shpëtojë – mbretëria dëshiron që të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe myslimanëve”.

“Prandaj, ju kemi kërkuar vëllezërve myslimanë në të gjitha shtetet që të presin, përpara se të nënshkruajnë marrëveshje [me operatorët turistikë], derisa situata të jetë krejtësisht e qartë”, ka thënë Banten në media.

Rreth dy milionë njerëz pritej që të udhëtonin drejt Mekës dhe Medinës në muajt korrik dhe gusht për ngjarjen e përvitshme të Haxhit, transmeton Klan Kosova.

Pelegrinazhi më i vogël, Umra, tashmë është pezulluar si masë paraprake në përpjekjen për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

Njerëzit po ndalohen gjithashtu që të hyjnë në Mekë dhe Medinë, ashtu si edhe në kryeqytetin arab Riad, pasi autoritetet po përpiqen që ta ndalin shpërthimin e Covid-19 në Arabinë Saudite – ku janë të paktën 1563 persona të infektuar dhe 10 të vdekur deri tani.

Më Shumë

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit