7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Arben Fetoshi: PDK-ja përfaqëson vetëdijen politike

Profesori Arben Fetoshi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e këtij subjekti politik.

Postimi i plotë

Sot kam marrë një vendim jo të lehtë por besoj të drejtë, duke u bashkuar me Partinë Demokratike të Kosovës dhe ekipin e profesor Enver Hoxhajt për sfidën e zgjedhjeve të 14 Shkurtit.

Me shpresën që kjo datë të simbolizojë një fillim të ri të politikës, për më shumë UNITET, guxim dhe përkushtim në shërbimin ndaj vendit, angazhimin tim publik do ta vazhdoj në sferën më komplekse të komunikimit ku projektohen orientimet dhe dinamikat e proceseve shoqërore, me bindjen se duhet të bashkohemi të gjithë për t’i përballuar me sukses kërcënimet aktuale ndaj shëndetit, demokracisë dhe shtetndërtimit.

Duke e kuptuar plotësisht pezmin e qytetarëve, të akumuluar ndër vite si pasojë e gabimeve jo të pakta, më lejoni të shpreh po ashtu brengën time të thellë për tendencat rrënuese ndaj republikës.

Angazhimi sistematik me metoda të sofistikuara propagandistike i Serbisë dhe Rusisë konsiston në dy qëllime: – ta thellojë mosbesimin, pashpresën e demoralizimin qytetar, dhe – ta dëmtojë themelin e shtetit përmes goditjeve ndaj UÇK-së. Këto qëllime serbo-ruse mund t’i pengojmë vetëm të bashkuar, duke punuar për rritjen e mirëqenies qytetare, përmes nxitjes së talentit, kompetencës, sundimit të ligjit, por dhe përmes një sistemi vlerash që sublimon sakrificën e brezave dhe gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.

Në frymën e përkushtimit që kemi dëshmuar bashkë me shumë shokë e shoqe gjatë luftës për t’i BASHKUAR forcat çlirimtare në frontin e UÇK-së, shpresoj të gjej mbështetjen për të vazhduar edhe sot, në frontin e PDK-së.

PDK-ja përfaqëson vetëdijen politike shtetërore dhe forcën transformuese të vendit e të vetevetes. Kur lideri i saj, Kadri Veseli ndërmori hapa të rëndësishëm në rrugën e reformës, ajo u godit padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Por, aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së, nuk është përndjekje ndaj tyre si individë, por ndaj shtetit të Kosovës.

Vizioni i Kadri Veselit nën shembujt e nismave të tij si ajo për hetimin e Privatizimit, partia që përfaqëson artikulimin politik të vlerave të UÇK-së, konsistenca politike ndaj partneritetit me SHBA-të dhe Bashkimin Europian si orientim dhe qëllim, si dhe besimi në lidershipin e Kryeministrit në Ardhje, Enver Hoxhajt, kanë qenë shtytjet kryesore drejt kësaj adrese politike. Prandaj, i falënderoj sinqerisht për vlerësimin dhe për ftesën.

Si profesor i komunikimit, uroj që këto zgjedhje të shënojnë kthesë cilësore edhe sa i përket diskursit e gjuhës politike, në mënyrë që t’i kursejmë qytetarët nga polarizimi dhe degradimi i debatit publik.
Juaji,

Arben Fetoshi
#pdk

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit