11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arbër Rexhaj: Fitorja jonë, çlirim i dytë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka fituar mandatin e dytë të deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Rexhaj, pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja, ka falënderuar votuesit.

“Sot pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja është hera e dytë që marrë mbështetje nga ju! Në kohë zgjedhjesh kam kërkuar besimin pa kurrëfarë hezitimi dhe atë drejtpërdrejtë”, shkruan Rexhaj në “Facebook”.

“Së bashku me ju, kemi rrugëtuar në sfida e probleme të ndryshme. Fitorja jonë po vie si çlirim i dytë dhe rilindje e ribërje e institucioneve të Republikës së Kosovës!”

“Sërish me plot krenari e dinjitet do t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Gjendet e vdekur e moshuara nga Rahoveci që u zhduk dje

Është gjetur e vdekur e moshuara që ka humbur dje në Rahovec. Nipi i saj, Ardian Hoti njoftoi se ajo është gjetur sot pa shenja...

Lajmet e Fundit