22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arbër Rexhaj: Haradinaj ftesën e ka marrë më herët, por e ka fshehur

Deputeti i Lëvizjes  Vetëvendosje! Arbër Rexhaj, beson se kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ftesën nga Gjykata Speciale e Hagës e ka marrë me herët.

“Ftesën e ka shumë më herët sesa që tha ai”, shkruan Rexhaj në “Facebook”

Sipas tij, motivi i dorëheqjes së tij nuk është “burrëria”, as “lotët” e tij.

“Ai e vendosi këtë motiv në momentin kur e kuptoi se në shtator qeveria e tij do të binte edhe vetë nga partnerët e tij zhvatës e të korruptuar”.

“Shkurt, kohën e rënies të kësaj qeverie të korruptuar e vendosi vetë duke ia lënë në duar vendin Hashim Thaçit, i cili tashmë e ka kohën e duhur për ta provuar edhe një herë shkëmbimin e territoreve para shpalljes së zgjedhjeve”.

“Kjo qeveri e korruptuar e qindra zëvendësministrave, koordinatorëve dhe e nënkoordinatorëve ra”.

“Qytetarët e Kosovës represionin, gjenocidin e kanë përjetuar me jetët e tyre dhe më së paku e kanë merituar ish-ushtarët e UÇK-së Gjykatën Speciale e cila për dhjetë vitet e ardhshme do ta demonizoj historinë dhe luftën çlirimtare”.

“ Për këtë ne kemi qenë kundër kësaj gjykate me votën në Kuvend të Kosovës, gjithashtu edhe me protesta gjithandej”.

“Kryeministri i Kosovës ftesën për gjykatë e ka pasur njëlloj si të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së. Por një gjë po e fsheh kryeministri”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Lajmet e Fundit