11.6 C
Prizren
E shtunë, 30 Maj, 2020

Armët serbe në duart e xhihadistëve, aferat e krerëve të partisë së Vuçiqit

Problemi i eksportit të armëve serbe, aferat me projektin “Savamala”, rregullimi i shesheve në Beograd. Në kryeqytetin serb flitet për afera të shumta të krerëve të partisë SNS të Vuçiqit. Ai i quan ato “budallallëqe”.

Problemi i eksportit të armëve serbe, të cilat përmes ndërmjetësuesve përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste islamike në Jemen, është riaktualizuar pas shkrimeve të portalit „Arms Watch“. Mediat në Serbi shkruajnë prej kohësh për këtë temë, duke nënvizuar se është rritur numri i blerësve të armëve serbe në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore. Por kur dihet, se gjurmët e tregtisë me armë të çojnë edhe deri tek Branko Stefanoviqi, babai i ministrit aktual të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, atëherë është deri diku e vetëkuptueshme pse autoritetet serbe po përpiqen me të gjitha mjetet të fshehin gjurmët e këtyre bizneseve.

Zyrtarisht thuhet se Serbia shet armë vetëm në vendet që kanë leje ndërkombëtare për blerje dhe nuk janë nën sanksione, por ekspertët paralajmërojnë se këto armë po përfundojnë në duart e grupave të armatosura që shkelin seriozisht të drejtat e njeriut. Kjo tregti paraqet shkelje të rëndë të ligjeve ndërkombëtare. Portali „Arms Watch“ ka bërë të ditur se pas publikimit të informacioneve për armët serbe, është shndërruar në objektiv të sulmeve të hakerëve nga Serbia. Ky portal nuk mund të arrihet (në momentin e shkrimit të këtij teksti) nga Serbia.

Kjo është vetëm një copë letër

Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq është përpjekur së pari të ulë rëndësinë e këtij portali, me fjalët se „Arms Watch nuk është ndonjë portal ndërkombëtar, por një portal që përcillet nga disa qindra njerëz“. Stefanoviq mohon të dhënat se “firma GIM është pronë e babait të tij Branko Stefanoviq, apo ai e përfaqëson këtë sipërmarrje“. Ministri pohon se disa dokumente të publikuara janë vetëm “copa letre pa kurrfarë domethënie”. Portali „Arms Watch“ ka publikuar një dokument zyrtar nga prilli i vitit 2017, dërguar kompanisë Krushik në Valevë, për të kontrolluar mallrat e sipërmarrjes GIM, të Goran Todoroviqit, Branko Stefanoviqit (babai i ministrit Nebojsha Stefanoviq) dhe Mirko Manojlloviq, si dhe partnerëve të tyre nga Arabia Saudite.

Blerësit zyrtarë të armëve nga Serbia dhe Evropa Lindore janë – në veçanti pas fillimit të konflikteve në Siri në vitin 2012 – Arabia Saudite, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia. Slobodan Georgiev, redaktori i rrjetit hulumtues BIRN thotë për DW: “Shumicën e gjërave që ka botuar tani ’Arms Watch’, para një viti i ka publikuar edhe BIRN, pra edhe për përfshirjen e Branko Stefanoviqit në këto punë”. Georgiev thotë se “nuk ka dëshmi se Serbia i ka shitur armë Jemenit apo ka furnizuar grupet terroriste me armë. Kjo nuk thuhet askund në tekstet tona“.

Kush e ka fikur dritën?

Nëse „Arms Watch“ është vërtet një portal tepër i vogël, siç thotë ministri Nebojsha Stefanoviq, si shpjegohen atëherë sulmet kaq të mëdha të hakerëve dhe pse nuk mund të hapet ky portal në Serbi? Funkskionarët e partisë SNS (Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit) kanë nisur ndërkohë edhe një fushatë të gjerë mediatike kundër krerëve të Aleancës për Serbi (parti opozitare), me shpjegimin se ajo po e sulmon presidentin Vuçiq, përmes sulmeve ndaj familjes së ministrit të Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq. Por ata nuk flasin asgjë për konfliktin e interesave dhe si është e mundur që babai i ministrit të ndërmjetësojë në një biznes prej 45 milionë dollarësh, ndonëse kurrë më parë nuk është marrë me këto punë.

Reagimi i autoriteteve në Serbi është i pakuptueshëm edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Bozho Preleviq, i cili kritikon autoritetet për shkak të futjes nën kontroll të mediave dhe parandalimin e daljes së të vërtetës në sipërfaqe. Preleviq thotë për DW, se raportet për shitjen e armëve duhet t’i hulumtojë edhe prokurori i shtetit, i cili po hesht. “Ne kemi punë me njerëz, të cilët në pushtet janë futur për të kontrolluar gjërat, për të shitur dhe stërshitur të gjitha gjërat që kanë vlerë. Ata duan të pasurohen për vete dhe partinë“, pohon Preleviq.

Vuçiqi – arbitri suprem

Reagimi i tanishëm i krerëve politikë në Serbi është i ngjashëm si tek aferat e mëparshme të partisë SNS. Bashkëbiseduesit e DW përmendin aferat me helikopterë, Savamala, rregullimin e shesheve në Beograd, rregullimi i trafikut dhe dritave në rrugë, objektet në Kopaonik, ndërtimi i një objekti në Senjak në prona të huaja, aferat me hotele, plagjiaturat dhe shumë afera të tjera të mosfunksionimit të institucioneve. Arbitri vendimtar në të shumtën e rasteve është presidenti Vuçiq, i cili shpesh ka vendosur me një procedurë të shkurtuar se krerët e përmendur të SNS “nuk janë faktorë për skandalet e përmendura”.

Presidenti i ka quajtur akuzat për plagjiaturën e titullit doktor shkence të ministrit të Brendshëm Stefanoviq, si “budallallëqet me të mëdha që ka dëgjuar ndonjëherë”. Ndërsa për aferën (e ndërtimeve pranë lumit Sava) “Savamala” ka deklaruar se “përgjegjësinë e mban kreu i pushtetit në Beograd”. Por kjo nuk e ka penguar Vuçiqin që pikërisht kryetarin e bashkisë së Beogradit, Sinisha Mali, ta emërojë si ministër të Financave në qeverinë e tanishme. Slobodan Georgiev e ilustron këtë politikë të krerëve të Serbisë me një fatkeqësi në janar të këtij viti, ku humbi jetën një grua. Shoferi i makinës së përfshirë në këtë fatkeqësi ishte Zoran Babiq, drejtori i Korridoreve të Serbisë.

„Prokurori nuk i ka mbledhur të dhënat as tetë muaj pas fatkeqësisë dhe pohon se nuk e di nëse Babiq është fajtor. Nuk ka shtet, nuk ka ligj, nuk ka hetime por vetëm një pushtet dhe një njeri që i kontrollon të gjitha“, thotë redaktori i BIRN./DW

- Advertisement -

Më Shumë

Vitia: Për hapjen e kufirit me Shqipërinë do të njoftoheni me kohë

Ministri në detyrë, Arben Vitia së bashku me u.d së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, kanë mbajtur...

25 zyrtarë policor janë të prekur nga virusi COVID-19

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe...

Kështu e festonte UÇK-ja Bajramin e vitit 1999

Sa herë që festohet festa e Bajramit, bie në vemendje një fotografi e veçant e vitit 1999. Vitet e luftës në Kosovë, kanë qenë të...

Shqipëria firmos kontratën për helikopterët “Black Hawk”

Mministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për...

Liria e Prizrenit, FFK-së: Do të ankohemi në CAS

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e Ligës së Parë. Mirëpo ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak...

Abrashi (VV): Një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014, është standard i dyfishtë ndaj VV-së

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë që një vendim ndryshe i Gjykatës Kushtetuese nga ai i vitit 2014, nuk do të ishte...

“90% e arbitrave në La Liga favorizojnë Realin”, deklaratë befasuese nga Spanja

Eduardo Iturralde Gonzalez, ish-arbitri spanjoll, ka bërë një deklaratë befasuese, duke thënë se Real Madrid favorizohet nga 90% e arbitrave që drejtojnë në La...

Pronari të cilit iu shemb shtëpia në Prizren, nuk e ka pranuar restaurimin

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot është njoftuar se ka ndodhur një rrënim parcial i murit të një ndërtese të vjetër e...

Seksi dhe joshëse, Eva Murati publikon foto me bikini

Moderatorja Eva Murati ka postuar një foto në ambientin e shtëpisë duke u shfaqur mjaft joshëse. Në foton e publikuar në “Instagram”, nuk kanë munguar...

Ende s’dihet kur do t’i kthehen shkollës nxënësit në Kosovë

Disa vende evropiane kanë filluar rihapjen e shkollave pas lehtësimit të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit. Por, Kosova ende nuk ka një datë për...

Myezinit, haxhi Xhelal Hoxha

(Post mortum) Lajmin për vdekjen e myezinit haxhi Xhelal Hoxhës e mora nëpërmjet rrjetit social të martën në mbrëmje, në ditën e tretë të Fitër...

E famshmja e Champions, Kinsey Wolanski s’i lë prapësitë

Kinsley Wolanski e ka konfirmuar se bën pjesë te gocat e mbrapshta. E gjithë bota u njoh me të kur hyri gjysmë e zhveshur...

Sot testohen 37 zyrtarë policorë nga Prizreni

Mbrëmë në Prizren janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me coronavirus. Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka njoftuar se të infektuarit e ri...

Vetëvendosje në Prizren uron festën e Fitër Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë ua ka uruar festën e Fitër Bajramit. "Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë dashuria...

Mullirit të Hoxhajve në Rahovec i cenohet autenticiteti në emër të restaurimit

Nuk mbrohet si monument, por besohet të jetë nja 300 vjet i vjetër. Ngrehina njëkatëshe me gurë tradicionalë, e njohur për rahovecasit si Mulliri...

Vetëm policët e Prizrenit në gjendje emergjente (VIDEO)

Vendimi i Policisë së Kosovës që të rikthehet orari 8 orësh, nuk do të vlejë vetëm për Prizrenin. Në këtë qytet do të vazhdohet puna...

Lajmet e Fundit

Hasi i Prizrenit do të mbes pa ujë të pijes për katër ditë

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se për katër ditë 11 fshatrave  në zonën e Hasit në Prizren do...

Të gjitha testet e sotme për COVID-19 në Malishevë, rezultuan negative

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative....

Gjashtë raste të reja me COVID-19, asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Malisheva për pak të shpëtojë nga COVID-19 (Video)

Me pandeminë e koronavirusit po ka telashe edhe Malisheva, ani se ditëve të fundit ndjehej e lehtësuar dhe e gatshne ta shpallte fitoren mbi...

PDK-ja kërkon hetime për shembjen e shtëpisë së vjetër në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shembjes së shtëpisë ku u lënduan dy pronarët...