11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Arrestohet grupi që merrej me falsifikimin e diplomave shkollore (VIDEO)

Tetë persona që merreshin me falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe aftësimit profesional, kanë rënë në duart e autoriteteve të rendit.

Prokurori nga Prizreni, Petrit Kryeziu, për Klan Kosova tregoi se ky grup që ka vepruar në masë të madhe në Kosovë, në bashkëpunim me njëri tjetrin ka kryer vepra penale te falsifikimit të dokumenteve të lartcekura.

“Ky është një hetim që është nisur me dy persona, por gjate hetimeve kanë dalë edhe të tjerët dhe kemi arritur t’i kapim në flagrancë. Bëhet fjale për falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme dhe të aftësimit profesional”.

Për të arritur deri tek kapja e tyre, Kryeziu tregoi se janë infiltruar brenda grupeve duke blerë diploma në fjalë që kanë kushtuar me nga 500 dhe 1500 euro,por që kanë pasur prova edhe për qytetarë që kanë blerë diplomë edhe me çmim deri në 2000 euro.

“Qytetarët janë pajisur me diploma duke menduar se janë origjinale, por në fakt ato kanë qenë të falsifikuara. Për ata që kanë arritur t’i përdorin këto dokumente  dhe që kanë qenë në dijeni se janë false e janë punësuar, ne kemi hapur rastin”.

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit