11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Arsenali fiton FA Kupën

Arsenali ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen finale të Kupës FA ndaj Chelseat, duke i mposhtur rivalët e urryer lokal me rezultat 2-1.

Ekipi i Mikel Artetas ka arritur të tregohet më i fortë sesa ai i Frank Lampard, duke arritur të fitojnë në tund trofeun e çmuar të Kupës FA.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan Blutë, ku pas katër minutave lojë ishte Christian Pulisic, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas një aksioni të mirë të Chelseat.

Pas këtij goli, Topçinjtë e morën lojën në dorë dhe pas disa rasteve dhe një goli të anuluar nga VAR-i, arritën ta gjejnë golin e barazimit nga pika e bardhë.

Ishte sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang (28?), i cili ishte i saktë nga penalltia për 1-1, pasi u pengua vet në zonë nga Cesar Azpilicueta.

Në pjesën e dytë, Blutë kishin diçka më shumë se Topçinjtë nga loja, por ishte vetëm ekipi i Mikel Artetas që arriti ta gjej golin i pari.

Luhej minuta e 67-të e ndeshjes kur në skenë doli përsëri Aubameyang, i cili me një gol të mirë me parabolë shënoi për 2-1 pas asistimit të Nicolas Pepe.

Pas këtij goli loja u ashpërua nga të dyja skuadrat, ku nuk mungoi as një karton i dytë i verdhë për Mateo Kovacic, i cili la Chelsean pa një lojtar na minuta e 73-të.

Deri në fund të ndeshjes, ekipi i Frank Lampard tentoi edhe disa herë ta barazojë rezultatin, por Arsenali e menaxhoi mirë lojën.

Në fund, pas më shumë se 100 minutave lojë, ekipi nga Emirates arriti të triumfojë 2-1 dhe ta fitojë trofeun e Kupës FA. /Telegrafi/

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit