9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

ASB ndihmon QKMF në Malishevë me mjete mbrojtëse

Organizata gjermane ASB sot ka sjellë një donacion në mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes për këtë qendër mjekësore, për tu mbrojtur gjatë punës së përditshme në përballje me virusin korona.

Këtë donacion, zyrtarët e ASB në Kosovë, ja kanë dorëzuar kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes së cilit donacioni i dërgohet QKMF-së në Malishevë.

Kryetari Begaj, i ka falënderuar zyrtarët e ASB-së në Kosovë, të cilët nga fondet vetanake, i kanë sjellë këto ndihma për Malishevën, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Mjetet që kanë sjellë ASB për Malishevën, janë:

7 500 dorashka higjienike, 1 000 copë maska mbrojtëse dhe 200 shishe nga 500ml dezinfektues likuid. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit