4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Atalanta-Valencia, bomba biologjike që solli shpërthimin e pandemisë

Shkenctarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e shpërthimit të pandemisë në Evropë.

Më shumë se 44,000 njerëz udhëtuan për të ndjekur ndeshjen Atalanta-Valencia të luajtur në stadiumin San Siro muajin e kaluar, pasi stadiumi i Atalantës në Bergamo u konsiderua shumë i vogël.Në ndeshjen e 19 shkurtit që shumë pak kishin menduar se do të zhvillohej me tifozë, Atalanta fitoi 4-1 ndërsa tani si Italia dhe Spanja kanë më shumë se 70,000 të infektuar mekoronavirusin vrasës.

Bergamo është qyteti i prekur më rëndë në Itali 3,800 të prekur me më shumë se 580 vdekje.

Profesori imunolog Francesco Le Foche tha: “Me shumë gjasa aty ndodhën shkëndijat dhe katalistët e përhapjes së virusit. Për të ardhur keq sepse Atalanta-Valencia ishte maja e euforisë së klubit nga Bergamo e ndoshta dhe për Valencia. Një muaj ka kaluar prej saj kështu që koha përputhet. Grumbullimi i mijëra njerëzve, disa centimetra larg njëri-tjetrit, përqafimet, të thirrurat, ishin nxitje masive virale. Duke parë në retrospektivë, ishte një çmenduri që ajo të luhej me spektatorë, por asokohe gjërat nuk ishin shumë të qarta. Tani do të ishte e pamendueshme” .

Valencia ka njoftuar se 35 përqind e stafit dhe futbolistëve kanë rezultuar pozitiv me sëmudjen, ndërsa te Atalanta vetëm portieri Marco Sportiello, por të gjithë janë në karantinë.

Kryebashkiaku i Bergamos, Giorgio Gori e quajti ndeshjen “bombë biologjike” dhe beson se ajo ishte shkaku i epidemisë në Evropë.

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Lajmet e Fundit