12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Avdullah Hoti thotë se me marrjen e qeverisë do t’i dyfishojë subvencionet për bujqësinë

I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, po premton ndihmë shtesë për bujqit e dëmtuar nga reshjet atmosferike, në rast se merr timonin e qeverisë.

Megjithatë ai po thotë se ministri aktual i Bujqësisë, Besian Mustafa, bashkë me komunat duhet të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe të mbështeten, njofton Klan Kosova.

“Me shqetësim dhe keqardhje po i përcjell raportimet për dëmet në bujqësi nga breshëri në disa komuna nëpër Kosovë. Ministri i Bujqësisë bashkë me komunat përkatëse duhet të evidentojnë këto dëme dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për mbështetje të bujqve të dëmtuar”.

“Në programin për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë së re kemi paraparë dyfishim të të gjitha subvencioneve në bujqësi, krahas masave tjera për mbështetje të kresive bujqësore dhe investimeve publike sisteme te ujitjes. Këto masa në detale do te prezantohet në ditët në vijim dhe do të miratohen në mbledhje e parë të Qeverisë së re”.

Më Shumë

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Vetaksidentohet një kamion, rruga Carralevë-Duhël e bllokuar

Një person është lënduar në një vetaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media...

Lajmet e Fundit