6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Avdyli: Nuk jam për që Nisma dhe AKR të jenë pjesë e qeverisjes

Anëtari i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se është kundër që koalicioni Nisma-AKR të jetë pjesë e qeverisjes.

Ndonëse ende nuk dihet sigurt se a do të kalojnë pragun, ky koalicion po përflitet që të jetë pjesë e një koalicioni të gjerë LDK-VV.

“Nuk jam për që Nisma dhe AKR të jenë pjesë e qeverisjes. Qytetari votoi për opozitën dhe këto parti si pjesë të koalicionit PAN nuk kanë pasur përkrahje”

“Qëndrojmë më mirë se koalicioni i fundit. Qeveria Haradinaj ka pasur vetëm 39 deputetë. Koalicioni jonë do të ketë 59 së paku si dhe 20 deputetët e pakicave që Kushtetuta ua obligon që të jenë pjesë e qeverisjes” /Express/

Më Shumë

Lajmet e Fundit