7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Avdyli: Zgjedhje do ketë, por në vitin 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” duke komentuar gjendjen aktuale politike pas 6 tetorit, ka thënë se zgjedhje afër nuk ka sigurt.

“Nëse PANI me 39 deputetë, arriti t’i bënte 61 ( minus 22) , Koalicioni i ndryshimit 57 deputetë (me vetëm minus 4 ) të shkonë në zgjedhje ska me ndodhë asesi. Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave joserbe, por munden edhe deputetët Serbë, e ndoshta edhe deputetë të veqantë të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk egziston”, ka shkruar mes tjerash në llogarinë e tij në “Facebook”.

Deputeti që fitoi edhe një mandat në Kuvend ka shtuar se në zgjedhje mund të shkojmë vetëm nëse vendosin dy partitë e para.

“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK dhe LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të KM dmth LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar ti ketë qeveri. Këto pakica kanê jo 4 por 20 deputetë, që dmth qeveria e re do i ketë gjithsejtë 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re”.

Ai në fund ka thënë se kjo s’ka të bëj fare ,me NISMA-n a hyn apo jo në parlament, prandaj zgjedhje do të ketë tek në vitin 2023.

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit